Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj. Oxfam bëri të ditur se pasuria e super të pasurve po rritet: pasuria e tyre totale është rritur nga 13 trilionë dollarë në 15 trilionë dollarë në vitin 2024, brenda një viti. Në të kundërt, 733 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm – rreth 152 milionë më shumë se në vitin 2019.

Studimi i Oxfam “Takers not Makers” zbulon se aktualisht ka 2,769 miliarderë në botë. Pasuria e tyre është rritur tre herë më shpejt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë, me rreth 100 milionë dollarë në ditë.

Në Gjermani pasuria totale e super të pasurve u rrit me 26.8 miliardë dollarë në vitin 2024, në gjithsej 625.4 miliardë dollarë. U regjistruan edhe nëntë miliarderë të rinj, kështu që tani ka 130 miliarderë në Gjermani. Gjermania ka tani më së shumti miliarderë pas SHBA-së, Kinës dhe Indisë. Oxfam llogarit se miliarderët gjermanë përfitojnë mbi mesataren nga trashëgimia. Ndërsa 36 për qind e pasurisë së miliarderëve në mbarë botën vjen nga trashëgimia, në Gjermani kjo shifër shkon në 71 për qind.

Në të njëjtën kohë, varfëria është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të ruajnë standardin e tyre të zakonshëm të jetesës. “Kjo pabarazi ekstreme është shkaktuar kryesisht nga politikat e padrejta tatimore,” shpjegoi zëdhënësi i Oxfam Manuel Schmitt. “Super të pasurit shpesh paguajnë më pak taksa dhe kontribute sesa familjet e klasës së mesme,” thotë ai.

Oxfam: Kërcënimet për demokracinë

Sipas autorëve të studimit, të pasurit janë përfituesit më të mëdhenj të viteve të krizës. Nga këndvështrimi i kësaj organizate humanitare, hendeku në rritje ka pasoja për gjendjen globale, por edhe për gjendjen në shoqëritë kombëtare. Super të pasurit kanë siguruar me qëllim që strukturat e padrejta të mbeten të qëndrueshme. “Vendet ekonomikisht të forta në veriun global vazhdojnë të vendosin rregulla, nga të cilat përfitojnë super të pasurit dhe korporatat e tyre,” thuhet në raport. Kjo, thotë studimi, është ende pasojë e kolonializmit.

Lexo edhe :  Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë

Drejtori ekzekutiv i Oxfam Gjermani, Serap Altinisik, paralajmëron për pasoja negative për demokracitë. “Pasuria shkon paralelisht me pushtetin politik. Këtë e shohim sot me rastin e rikthimit të Presidentit Donald Trump: një president miliarder i mbështetur nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk”, thotë Altinisik dhe shton: “Rritja e pasurisë së super të pasurve është e pakufizuar, ndërkohë që vështirë se ka përparim në luftën kundër varfërisë”.

Sipërmarrësit amerikanë të teknologjisë në krye

Raporti bazohet në të dhënat e revistës Forbes. “Edhe sikur të humbnin 99 për qind të pasurisë së tyre brenda natës, ata do të ishin ende miliarderë”, thuhet në raportet e “Forbes”, ku përfshihen edhe sipërmarrësit amerikanëtë teknologjisë, Jeff Bezos (Amazon), Mark Zuckerberg (Meta), Larry. Ellison (Oracle), Bill Gates dhe Steve Ballmer (të dy Microsoft) dhe Larry Page (Google).

Besohet se super të pasurit kanë ndikim në rritje mbi legjislacionin tatimor. Për shembull, në uljen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave, tatimet joadekuate të fitimeve kapitale, përjashtimin nga tatimi mbi trashëgiminë dhe heqjen e tatimit mbi pasurinë.

“Midis viteve 1990 dhe 2017, numri i vendeve me taksë mbi vlerën e shtuar u trefishua nga 50 në më shumë se 150, ndërsa numri i vendeve me një taksë neto mbi pasurinë ka rënë nga dymbëdhjetë në katër”, thotë studimi i Oxfam. DW

Të fundit

TikTok-erja plagosi shoqen!/ Si nisi sherri për djemt që frekuentonin njëkohësisht

Një ditë më parë është regjistruar një sherr mes vajzave që ka degraduar në përdorimin e thikës. Ka qenë...

SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, kërkohet 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK kërkoi cilësimin e saj fajtore...

Begaj liron Mustafa Nanon nga posti i ambasadorit

Presidenti Begaj dekretoi lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës Mustafa Nano...

‘Përshëndjetje fashiste?’ Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi

Përshëndetja e shumëpërfolur nga Elon Musk ka bërë bujë gjatë festimeve për inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara. Në Capital One Arena të...

Surpriza e pakëndshme për Dua Lipën, fansat hyjnë fshehurazi në hotelin e saj në Kili

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa thuhet se ka mbetur 'e tronditur' pasi fansat e saj hynë tinëz në hotelin e saj dhe prisnin jashtë derës...

Lajme të tjera

Web TV