Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë prirje të reja në elektorat.
Në një emision televiziv, Nazarko vuri në dukje se votuesit e rinj nga diaspora mund të orientojnë mbështetjen e tyre drejt figurave të reja politike ose partive të vogla, duke sjellë ndryshime në peizazhin politik.
Sipas tij, futja e votuesve të diasporës dhe prania e partive të vogla janë faktorë që mund të ndikojnë projektimet elektorale. Diaspora mund të mos ndjekë preferencat elektorale të familjeve të tyre në Shqipëri, por mund të sjellë një qasje të re, duke rritur shanset për partitë më të vogla dhe për individë të veçantë./kb