Një ditë më parë socialistët, së bashku me familjarët e 4 viktimave të 21 janarit, kanë zhvilluar homazhet përkujtimore në bulevardin para Kryeministrisë.
Ajo që ra në sy ishte fakti se familjarët kësaj here u pritën dhe u shoqëruan nga kryeparlamentarja, Elisa Spiropali dhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Kjo e fundit ra në sy për veshjen e saj me të zeza dhe kapuçin që mbante në kokë, ndërkohë që mbante për dore nënën e Ziver Veizit, cili u vra gjatë protestës se 21 Janarit.
Në foto ka rënë në sy se socialistët kanë shfaqur dhimbjen e tyre për ngjarjen e rëndë që ndodhi 14 vite më parë dhe që ende po rigjykohet nga drejtësia.
Zyrtarët e PS kanë vendosur karafila në katër memorialet në Bulevard ku u vranë protestuesit 14 vite më parë./k.k