Konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Shën Mitrër, Arbëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton të gjithë studiuesit dhe interesuarit për të aplikuar për kumtesa në Konferencën e 9-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që do të organizohet më 13-17 qershor 2025, në një epiqendër të shqiptarisë, në Shën Mitër (San Demetrio Corone), në Kalabri të Italisë. Konferenca do të bashkëorganizohet nga DPA, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Komuna e Shën Mitrit.

Abstraktet e punimeve për të dyja thirrjet do të pranohen deri më datë 5 prill 2025 në shqip, në italisht ose në anglisht, në faqen botime.arkiva.gov.al. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit për kumtuesit e përzgjedhur do të mbulohen nga organizatorët.

Pas Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit, Boletinit, Manastirit dhe Elbasanit, Shën Mitri është ndalesa e radhës e kësaj konference periodike, që mbledh ekspertë, arkivistë dhe studiues të arkivave nga mbarë trevat shqiptare, për të bashkëndarë rezultatet dhe për të koordinuar veprimtarinë arkivore në rang kombëtar.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse, të arkivave të rajonit dhe jo vetëm, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme. Gjithashtu një panel i veçantë në konferencë do t’i përkasë studiuesve të cilët do të paraqiten me tema që kanë të bëjnë me gjuhën, historinë dhe kulturën e arbëreshëve.

DPA është i vetmi institucion shtetëror shqiptar që ka prezencë fizike në arbëreshët e Italisë, teksa kemi sjellë Shqipërinë pranë bashkëkombasve të atjeshëm nëpërmjet 12 Këndeve Arkivore të çelura në Siçili dhe në Kalabri. Konfrenca do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të tjera, si ekspozitë në Bari, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Luigj Gurakuqit, marrjen e 1/3 të dorëshkrimeve të Jeronim de Radës nga Biblioteka e Kozencës, teksa 2/3 gjenden në AQSH, aktivitet të përbashkët në Rosano, me përfaqësues të Muzeut të Rossano-s, ku strehohet simotra e “biblës tonë perandorake”, Kodiku i Beratit, si dhe vizita në disa prej katundeve arbëreshe të Kalabrisë dhe Pulias.

Lexo edhe :  “Krim për shëndetin”/ Kujdes! Mos i bëni këto gabime gjatë agjërimit

Materialet e përgatitura dhe të paraqitura prej kumtuesve, do të kurorëzohen me botimin e të vetmes revistës në fushën e arkivave anëkënd trojeve, “Arkivat Shqiptare”. Kjo revistë e përbashkët me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), ka një origjinë të hershme në botimet e vazhdueshme të institucioneve simotra përgjatë 60 vjetëve të fundit.

Të fundit

Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve

Instituti Norvegjez Nobel njoftoi se nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti arrijnë në 338, nga të...

Stuhitë e fuqishme godasin Shtetet e Bashkuara, raportohet për viktima dhe dëme të shumta

Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt...

Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas, reagon Rama: Projekti nuk paraqet asnjë kërcënim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në Tragjas të Vlorës, që ka nxitur shumë reagime, me banorët që shprehen se...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe...

Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 93. 5...

Lajme të tjera

Web TV