Konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Shën Mitrër, Arbëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton të gjithë studiuesit dhe interesuarit për të aplikuar për kumtesa në Konferencën e 9-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që do të organizohet më 13-17 qershor 2025, në një epiqendër të shqiptarisë, në Shën Mitër (San Demetrio Corone), në Kalabri të Italisë. Konferenca do të bashkëorganizohet nga DPA, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Komuna e Shën Mitrit.

Abstraktet e punimeve për të dyja thirrjet do të pranohen deri më datë 5 prill 2025 në shqip, në italisht ose në anglisht, në faqen botime.arkiva.gov.al. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit për kumtuesit e përzgjedhur do të mbulohen nga organizatorët.

Pas Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit, Boletinit, Manastirit dhe Elbasanit, Shën Mitri është ndalesa e radhës e kësaj konference periodike, që mbledh ekspertë, arkivistë dhe studiues të arkivave nga mbarë trevat shqiptare, për të bashkëndarë rezultatet dhe për të koordinuar veprimtarinë arkivore në rang kombëtar.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse, të arkivave të rajonit dhe jo vetëm, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme. Gjithashtu një panel i veçantë në konferencë do t’i përkasë studiuesve të cilët do të paraqiten me tema që kanë të bëjnë me gjuhën, historinë dhe kulturën e arbëreshëve.

DPA është i vetmi institucion shtetëror shqiptar që ka prezencë fizike në arbëreshët e Italisë, teksa kemi sjellë Shqipërinë pranë bashkëkombasve të atjeshëm nëpërmjet 12 Këndeve Arkivore të çelura në Siçili dhe në Kalabri. Konfrenca do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të tjera, si ekspozitë në Bari, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Luigj Gurakuqit, marrjen e 1/3 të dorëshkrimeve të Jeronim de Radës nga Biblioteka e Kozencës, teksa 2/3 gjenden në AQSH, aktivitet të përbashkët në Rosano, me përfaqësues të Muzeut të Rossano-s, ku strehohet simotra e “biblës tonë perandorake”, Kodiku i Beratit, si dhe vizita në disa prej katundeve arbëreshe të Kalabrisë dhe Pulias.

Lexo edhe :  “2 metra gropë na pret në fund”/ Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja, na kanë poshtëruar

Materialet e përgatitura dhe të paraqitura prej kumtuesve, do të kurorëzohen me botimin e të vetmes revistës në fushën e arkivave anëkënd trojeve, “Arkivat Shqiptare”. Kjo revistë e përbashkët me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), ka një origjinë të hershme në botimet e vazhdueshme të institucioneve simotra përgjatë 60 vjetëve të fundit.

Të fundit

Merret vendimi/ Punonjësit e policisë të kërcënuar nga krimi do të merren në mbrojtje

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim që parashikon masa të posaçme mbrojtjeje për punonjësit e policisë, familjarët dhe...

Pas marrëveshjes me KQZ dhe Prokurorinë,SPAK bën thirrje për denoncimin e krimit zgjedhor

Pasi firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore,...

Nxehtësia e diellit ndikon në formimin e tërmeteve

Nxehtësia e Diellit mund të ndihmojë në parashikimin e tërmeteve. Temperatura luan rol në aktivitetin sizmik të Tokës dhe ndryshimet e saj ndikojnë në...

“Rama ndërron fetë sa herë martohet”/Berisha: Po fyen Kuranin me Shtetin Islamik Bektashi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama po fyen Kuranin me krijimin e Shtetit Islamik Bektashi. Komentet Berisha i bëri...

Sollën 500 mijë euro veshje e aksesorë kontrabandë,arrestohet shitësi i dyqanit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, mes tyre edhe pronarin e një dyqani, të cilët u kapën duke transportuar veshje dhe...

Lajme të tjera

Web TV