“Partitë e reja të çorientuara”, Çupi i bindur: Ja kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se në Tiranë, pritet një fitore edhe më e madhe e Partisë Socialiste, krahasuar me zgjedhjet paralementare në vitin 2021.

Në një intervistë për një emision televizizv, Çupi u shpreh se Partia Socialiste mund të marrë dy mandate më shumë.

Sipas Çupit, partitë e reja janë të çorientuara.

“E shikoj si një hap i parë i politikës shqiptare për t’u hapur drejt publikut, si një sjellje shërbese ndaj elektoratit, që po kërkon prej kaq kohësh të ketë lsita të hapura. E shikoj si guxim të partive politike që e kanë vendosur këtë gjë.

Kjo nuk e zgjidh këtë çështje, kur ka dëshira për ta manipuluar demokracinë, gjen rrugë për ta bërë. Është hap për të shkuar në zgjedhje, përmes një marrëveshje mes qytetarit dhe politikës.

Problem është Tirana. Tirana është sa e stabilizuar, aq edhe jo e stabilizuar. Tirana ka parë nga më të çuditshmet dhe ka krijuar nga më të çuditshmet ngjarje politike. PS ka ndërtuar Tiranën e re, mazhoranca socialiste e ka ndërtuar.

Presim çfarë do ndodhë ditën e e zgjedhjeve, ndoshta do ketë vota edhe për partitë e vogla, por janë të çorientuar tani.

PS dhe PD, nuk përplasen ballë për ballë. PD ka mbetur me disa militantë të hershëm. Kemi një mazhorancë që ka ndryshuar fytyrën e vendit dhe Tiranës. Pritet që PS të ketë fitore më të madhe, besoj se do ketë dy deputetë më shumë”, theksoi ai./   S,M

Të fundit

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

Pas një pauze prej plot 13 vitesh, qyteti i dikurshëm i luftës, Aleppo, do të rinisë sërish fluturimet. Duke nisur nga 1 gushti, “Turkish...

Lajme të tjera

Web TV