Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk e kanë takuar Lulzim Bashën thjesht nga një orientim politik…

Ceremonia e betimit të presidentit amerikan u kthye në barsoletë në vitin 2017 kur Ilir Meta, Petrit Vasili, Fatmir Mediu etj., postuan foto me mushama shiu në sheshin përballë Capitol Hill, duke e shitur si një zhvillim politik.

Kush njeh pak nga lëvizjet politike në Uashington, e di se më shumë sesa pjesëmarrja në teatrin e spektaklit më të rëndësishëm politik të botës, është pjesëmarrja në korridoret paralele të tij, me njerëz të rëndësishëm që kanë lidhje me administratën e re amerikane.

Zyrtarisht, në ceremoninë e betimit të Donald Trump në Capitol Hill ishte prezent ambasadori shqiptar në Uashington, Ervin Bushati, që është pjesë normale e protokollit diplomatik.

Ndërkaq, nga opozita shqiptare, në kryeqytetin amerikan ishin prezent Belind Këlliçi dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, që kishin ftesa vetëm për ballon presidenciale pas ceremonisë zyrtare.

Ndërkaq, i vetmi që ka zhvilluar takime të rëndësishme politike ka qenë Lulzim Basha. i cili ka takuar Scott Bessent, sekretarin amerikan të Thesarit, përkatësisht ministrin e Jashtëm, si dhe Richard Grenell, që është njeriu më i rëndësishëm i administratës Trump për Ballkanin.

Grenell, gjatë viteve kur ishte në opozitë, ka pasur një afërsi me njerëz të qarqeve afër Sali Berishës, kryesish qarqeve mediatike, madje ka folur edhe me kritika për administratën Biden në lidhje me non gratën.

Por diplomati i njohur nuk i dërgoi ftesë jo thjesht Sali Berishës pasi ai nuk e kalon oqeanin por asnjë zyrtari tjetër të lartë të SHQUP. E ky është sinjal. Mediu dhe Këlliçi kanë shkuar atje si pasojë e lobimeve me spontë nga ana e kongresit por as nga stafi i Trump e as nga qarku i afërt i tij.

Lexo edhe :  Berisha si Aranit Çela

Ndërkaq, Lulzim Basha ka takuar dy personazhe që janë pjesë e kabinetit të Presidentit të ri amerikan. Nj sinjal që tregon realisht e qartësisht se të paktën deri tani nuk shikohet një ndryshim politikash në Uashington.

Po përse ata takojnë Lulzim Bashën? Gjasat janë se nuk kanë ndryshuar piketat kryesore të politikës amerikanet, edhe pse ka ndryshuar presidenti. Nga ana tjetër do të thonë që është herët, mund të jetë edhe kështu, por përse u ftua Basha dhe u takua me dy nga ministrat e jashtëm e jo Mediu e Këlliçi?

Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk e kanë takuar Lulzim Bashën thjesht nga një orientim politik, por sepse kanë dashur të tregojnë një sinjal të qartë për orientimin e administratës së re.

Dhe këtë e kanë bërë në një atmosferë të pastër elektorale, si për ti thënë popullit të opozitës, se në thelb nuk do të ndryshojë gjë në lidhje me Sali Berishën. Ndryshe, ose do t’i kishin pritur ndonjë emisar, ose do të ishin shprehur në mediat e tij./    S,M

Të fundit

Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin...

Rasti përjashtimor dhe ndotja e politikës

Nga Ben Andoni Koha e afrimit të fushatave politike është mundësia më e madhe e publikut për të parë se deri ku kanë arritur politikanët...

Berisha: Donald Trump fitoi me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, dhe i lirisë së botës

Në një prononcim për gazetarët gjatë ekspozitës, Berisha u shpreh se Trump mori mandatin e dytë jo vetëm si shpëtimtari i Amerikës, por edhe...

Çmimi i ri i energjisë elektrike/Si do verifikohen konsumatorët nën 700 kwh nga 1 shkurti

Me uljen e çmimit të energjisë, nga data 1 shkurt fatura e dritave do të lexohet ndryshe. Për verifikimin e qytetarëve që konsumojnë energji...

Shqiptarët të varur nga makina/ Sa përdoret transporti publik në Tiranë

Shqiptarët preferojnë të zgjidhin lëvizjet e ditës me makinë  dhe shumë pak zgjedhin të ecin apo përdorin biçikletën. Një raport i Raport i Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV