Rama: Evropa duhet të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek sektori i turizmit, duke thënë se vitin e kaluar pati një rritje me rreth 12 milion turistë të huaj.

“”Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy – tre vitet e fundit. Kemi lë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon. Ne kemi qenë Korea e Veriut e Europës një herë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe Marksist Leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë tursitë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.

Më tej nënvizoi: “Një gjë që mendoj se është e rëndësishme është se kemi disa disavantazhe, që jemi pak pas për t’u rritur apo zhvilluar për të mësuar nga ato që kanë bërë të tjerët. Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh dhe zbulon se përtej miteve, ato investojnë në dije dhe po investojnë në arsimim me nivelin më të lartë, kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota që janë të kënaqur të punojmë me ne dhe po u japim jetë. Evropa është e bekuar , shih Greqinë, Italinë, Francën , kudo është bekuar nga një e kaluar e lavdishme. Problemi i Evropës sot është që të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël”, tha ndër të tjera Rama./e.t

Të fundit

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV