Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë biznes pa taksa. Nisma ligjore e deputetit të PS, Blendi Klosi për të zgjatur me 2 vite afatin për përjashtimin e këtyre bizneseve nga tatimi mbi të ardhurat, u miratua nga Komisioni i Ekonomisë.

Për Klosin kjo zgjatje e afatit të këtij favorizimi zhvillon turizmin elitar pasi janë 11 brande të tjera globale që kanë aplikuar për investime në vend.

“Janë investime, hotele të reja që marrin përfitimin. Një investitor që lidhet me një brand, ai nuk mund të bëjë punime sipas qejfit, por çdo detaj e diskuton me brandin. Flasim për investime me minimumi 150-200 dhoma. Është vetëm një pjesë e sektorit që e përfiton, si mënyrë për të tërhequr sektorin drejt standardeve. Nga 11 subjekte që kanë përfituar këtë lehtësi, që janë investime të reja. Nga 11 që janë futur në Shqipëri, janë shtuar edhe 11 brande të tjera”, u shpreh Klosi.

Ndërsa për opozitën, ky favor është qoka e radhës për oligarkët në prag të zgjedhjeve.

“Ky është ligj special dhe me porosi, prek vetëm disa biznese. Ligji lidhet me qëllime elektorale. Ke një pakicë të favorizuar, dhe 95% e strukturave të tjera paguajnë të gjitha tatimet e ligjshme”, pohoi Tabaku.

“Është rasti tipik i qokës që i bëhet oligarkëve. Janë vetëm 11 hotele dhe shikoni kujt i bëhet qoka. Shikoni pronësinë e hotelit për të parë kujt i jepen këto para”, tha Edmond Spaho.

Por Klosi tha se përmes këtyre strukturave synohet turizmi i luksit.

“Është një politikë që synon që të thithë ajkën e brandeve botërore. Është një politikë për të zhvilluar turizmin e niveleve të larta, që synon rritjen e standardeve. Këto janë hotele të ndërtuara për turizmin e luksit”, tha Klosi.

Ndërsa deputeti i PS-së Erion Braçe ka kërkuar të vihet në kontroll turizmi i apartamenteve, që nuk i shërbejnë turizmit por tregtisë së pronave.

“Jam kundër turizmit me Vila për tu shitur, që funksionojnë vetëm 15 ditë. Jam kundër politikës së turizmit ndërto për të shitur. Turizmi i apartamenteve për të shitur duhet të vihet në kontroll, Spanja 100% tatim për të huajt që blejnë në Spanjë, mbrojmë blerësit vendas që duan të blejnë shtëpi”, deklaroi Braçe.

Përjashtimi i investimeve me 4-5 yje me kontratë me ‘brandet’ ndërkombëtare u bë në vitin 2019, dhe këtë status special e kanë marrë 11 investime që janë bërë prej atij viti. Po ashtu këto biznese nga taksa e ndërtesës, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe kanë TVSH të reduktuar prej 6%.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi propozimin e socialistëve në Komisionin e Ekonomisë për faljen 10-vjeçare të taksave për kompanitë e huaja që investojnë në turizëm. Tabaku e ka quajtur këtë nismë një dhuratë për oligarkët e turizmit, që lë pas dore shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe bizneset e vogla.

“Kur miratuam buxhetin në dhjetor, qeveria premtoi se nuk do të kishte ndryshime fiskale, as përjashtime, as privilegje. Por, vetëm një muaj më vonë, socialistët sjellin një nismë që shkel premtimet e veta dhe dispozitat ligjore, duke falur taksat për një grusht kompanish në prag të zgjedhjeve, ” deklaroi Tabaku.

Tabaku kritikoi edhe shtyrjen e Ligjit për Investimet Strategjike për të tetën herë, duke e quajtur atë një shembull të qartë të kapjes së ligjit nga interesat private. Ajo paralajmëroi se falja e re e taksave për kompanitë e mëdha është në të njëjtën linjë me këtë praktikë dhe përshpejton pabarazinë ekonomike në vend.

“Këto ligje nuk janë më përkohshme. Përfitimet për një pakicë po kthehen në normë, ndërsa bizneset e vogla dhe fermerët përballen me një barrë të rëndë fiskale,” theksoi Tabaku. “Si mund të justifikoni që hotelet e mëdha të huaja përjashtohen nga taksat, ndërsa strukturat akomoduese shqiptare në vijën bregdetare, që punësojnë qindra njerëz, paguajnë gjithçka? ”

Tabaku hodhi dyshime mbi të dhënat e Ministrisë së Financave, e cila pretendoi krijimin e 888 vendeve pune nga këto përjashtime fiskale. Ajo kërkoi transparencë të plotë dhe informacione të sakta mbi përfitimet reale ekonomike të këtyre masave.

“Sa janë të punësuarit në hotele që nuk përfitojnë këto privilegje? Po 300,000 fermerët që punojnë çdo ditë pa asnjë përjashtim fiskal, çfarë mbështetje kanë marrë? Si mund të mbyllim sytë ndaj kësaj pabarazie? ” pyeti Tabaku, duke shtuar se kjo është një politikë që godet direkt interesat e qytetarëve dhe biznesit të ndershëm.

Duke e quajtur të turpshme axhendën legjislative të mazhorancës, Tabaku kritikoi faktin që sesioni parlamentar i vitit të ri nisi me ligje që favorizojnë bizneset e mëdha dhe të huaja.

“Në vend që të sillnim një ligj që prek shumicën e qytetarëve, qeveria nis vitin me privilegje për 10-11 hotele të mëdha. Kjo është dhurata më e keqe që mund t’i bëhet sistemit tonë fiskal dhe barazisë ekonomike, ” deklaroi ajo.

Lexo edhe :  Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në shtatë muajt e fundit

Tabaku ngriti shqetësime të forta mbi ndikimin afatgjatë të politikave të privilegjuara fiskale. Ajo akuzoi qeverinë për krijimin e një sistemi taksash të pabarabartë dhe të padrejtë, që favorizon informalitetin dhe ndarjen ekonomike.

“Faljet e taksave dhe politika preferenciale kanë krijuar një pabarazi të thellë. Hotelet shqiptare paguajnë taksa, ndërsa të huajat përjashtohen. Çfarë mesazhi po i jepni investitorëve vendas? ” tha ajo me tone të forta.

Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur përplasje mes dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi, lidhur me një projektligj të propozuar nga Klosi, i cili synon të shtyjë afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje deri në vitin 2026.

Braçe ka kërkuar transparencë dhe informacion në lidhje me këtë projektligj, duke vënë në dukje se ky është një favor fiskal që duhet të shpallet hapur dhe të kuptohet se cilëve subjekte po u jepet ky privilegj. Ai ka kërkuar të di se sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë, si është shpërndarë fitimi i deklaruar nga këto subjekte, dhe nëse ky fitim është riinvestuar apo është transferuar jashtë vendit.

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë.

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni? Dua të di kur janë bërë këto lehtësira fiskale. A vjen ky propozim me strategjinë e të ardhurave që ju keni miratuar dhe bërë publike, FMN është një nga argumentet që duhet vlerësuar, pyetur. Kanë ata FMN dhe Banka e Shqipërisë ndonjë opinion?

Nga ana tjetër, Klosi ka mbrojtur propozimin duke shpjeguar se hotelet me status special të markave ndërkombëtare janë investime të kontrolluara dhe që kanë një ndikim pozitiv në sektorin e turizmit, duke tërhequr investime të huaja dhe zhvilluar turizmin në Shqipëri. Ai ka theksuar se ky është një model që po ndjekin edhe shtetet e tjera të rajonit dhe ka shpjeguar se ky favor fiskal është një mënyrë për të stimuluar investimet në këtë sektor.

Klosi: Kush janë projektet që kanë, apo do me lejoni që t’i përgjigjem tabakut dhe Spahos. Duke ndarë të dyja kategoritë, teknike dhe politike, të gjithë këtu jemi në politikë në shërbim të qytetarëve. Status me 5 yje e kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian apo botë, që të quhesh brand, kanë 3 të ngjashme në BE apo 7 në botë. Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk është lejuar të bëjë investime sipas dëshirës, janë hotele me 100 dhoma minimalisht, nuk është e gjithë industria, kështu e kemi ndërtuar, lokomotiva që tërheq të gjithë sektorin e turizmit, më vjen keq që e kuptoni se ku është ndryshimi, gjithë Rajoni e ka këtë.

Braçe: Le ta rrotullojmë si të duam, ky është favor fiskal dhe sa herë ka favor fiskal ka nevojë për transparencë, as duhet të shqetësohet kush as ta keqpërdorë kush që ka nevojë për transparencë, këto hotelet nuk kanë marrë favor fiskal, duhej thënë se ishte komplet opinion tjetër pikërisht për këtë gjë, duket hapur që favori fiskal që u bëmë herët se në 2029, e keni bërë juve, edhe para jush edhe pra nesh që e bëri më herët këtë gjë, favori po shkonte për këto që në fakt nuk e kanë përfituar, transparenca është që të gjithë të kuptojmë se kujt po i bëhet favori fiskal. Sektori i turizmit nuk është i mbyllur, por I lidhur me të gjitha sektoret.

Braçe ka insistuar për më shumë transparencë në lidhje me përfituesit e këtyre lehtësirave fiskale, duke kërkuar informacion të detajuar mbi projektet që janë në proces dhe ndikimin që kanë këto favore në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë shqiptare./    S,M

Të fundit

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike,...

Rasti përjashtimor dhe ndotja e politikës

Nga Ben Andoni Koha e afrimit të fushatave politike është mundësia më e madhe e publikut për të parë se deri ku kanë arritur politikanët...

Berisha: Donald Trump fitoi me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, dhe i lirisë së botës

Në një prononcim për gazetarët gjatë ekspozitës, Berisha u shpreh se Trump mori mandatin e dytë jo vetëm si shpëtimtari i Amerikës, por edhe...

Lajme të tjera

Web TV