Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat pas pjesëmarrjes në një sfidë online me shokët e klasës.
Sipas ankesës së një prindi, vajza dhe shokët e saj kishin marrë pjesë në një sfidë në TikTok, ku u kërkohej të mbanin frymën për një periudhë të gjatë. Si pasojë e kësaj, 14-vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe ka qenë e nevojshme të transportohej në spital me ambulancë.
Babai i saj ka shprehur shqetësimin për këto sfida të rrezikshme, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim të fëmijëve. Më pas, drejtoria e shkollës ka njoftuar prindërit për incidentin përmes një emaili./ S.M