Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA.
Këlliçi shprehet se këto takime ishin fantastike. Ai shton se shqiptarët në diasporë janë të vendosur për ta sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, New York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri 💪🏻
Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time 🙏🏻/kb