Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin, ja si do të ndahen mandatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndarja e mandateve për secilin qark si vijon;

 

 

  • Qarku Berat, 7 mandate, 2 të renditur
  • Qarku Dibër, 5 mandate, 2 të renditur
  • Qarku Durrës, 14 mandate, 5 të renditur
  • Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 të renditur
  • Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur
  • Qarku Fier, 16 mandate, 5 të renditur
  • Qarku Korçë, 10 mandate, 3 të renditur
  • Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur
  • Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 të renditur
  • Qarku Shkodër 11, 4 të renditur
  • Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 të renditur
  • Qarku Vlorë 12, 4 të renditur

PËRLLOGARITJA

Në zgjedhjet e 11 majit, në sistemin e ri zgjedhor që do të aplikohet në Shqipëri, 46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga lista e mbyllur, e cila është përcaktuar nga partitë dhe votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në renditjen e tyre. Për partitë që fitojnë më shumë mandate se ato që kanë në listën e mbyllur, do të ketë mundësi të fusin deputetë nga lista e hapur, ku renditja përcaktohet nga votuesit.

Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe votuesi nuk mund të ndikojë. Vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. Dokumenti i KQZ ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura. Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura.

Lexo edhe :  “Zaptim vend e pa vend”/ Braçe 'shpërthen' ndaj Bashkisë së Tiranës

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur. Sipas qarqeve, në Berat, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur. Në Dibër, 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura. Në Durrës, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur. Në Elbasan do të jenë 5 nga 15 mandate të mbrojtura në listë të mbyllur.

Në Fier, 5 nga 16 emrat, do të jenë të mbyllur. Gjirokastra ka vetëm 1 emër në listë të mbyllur nga 4 mandate gjithsej. Korça ka në listë të fiksuar, 3 nga 10 mandate për çdo subjekt zgjedhor. Kukësi do të ketë 1 mandat të fiksuar, Shkodra 4 të tillë. Në Tiranë, 12 fituesit e parë do të merren nga lista e mbyllur, Vlora do të ketë 4 deputetë në listë të sigurt nga 12 mandate gjithsej.

Sipas Kodit, për çdo parti garuese, mandat do të fitojnë të parët ata që janë në listën e mbyllur, dhe brenda listës së mbyllur do të respektohet renditja e paracaktuar nga kryetari i partisë. Nëse partia/koalicioni fitojnë mandate në atë qark, më shumë se sa ka emra lista e mbyllur, atëherë do të fitojnë mandat sipas radhës, më të votuarit nga lista e hapur. Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse zonjat nuk janë votuar sa duhet në zgjedhje./K.K

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV