Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pezullon nga detyra dy efektivë të Rrugores (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë rrugore, pas publikimit të pamjeve ku njëri prej tyre dyshohet se ka pranuar para nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit.

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sapo u njoh me një video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit investigativ, në të cilën shfaqet një patrullë policie, ku një prej punonjësve dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht Inspektor M. T, dhe Inspektor Sh. M., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5.”

Në lidhje me rastin, Proda ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur procedurat disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore./    S,M

Të fundit

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet/ Sula zbulon detajet: Ka një kleçkë ligjore

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ka deklaruar se për të verifikuar nëse kandidatët e partive politike...

Gripi, Brataj ngre alarmin: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është...

Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Nga Ylli Pata Kjo qarkore, është njëjtë siç e gjithë retorika që bën Sali Berisha prej 2021-shit kur u shpall Non Grata. Nuk ka lidhje...

Lajme të tjera

Web TV