Gjykata që i mungon Shqipërisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Por, pyetja është: mos është kjo vetë fuqia e ligjit, e cila të gjithë i detyron me forcë që ta respektojnë?

Të gjithë jemi të akuzuar dhe këtë na i ka thënë Franc Kafka tek romani i tij Procesi.

Dhe kjo tani është një e vërtetë absolute. Por akuza e Jozef K. te Procesi i Franc Kafkës është abstrakte, por që mbetet brenda individit si një peshë që ai e ndien por nuk e di se çfarë është. Është frikë, është shqetësimi që të krijoj forca abstrakte e shtetit si fuqi ligjore dhe ti nuk e di se nga të vjen, por ajo qëndron dhe ti je si personazhi i Kafkës, Jozef. K dhe atë, ti vërtet nuk e mendon si akuzë, por qëndron brenda teje si presion që mund të vijë.

Gjithsesi këtu nuk flitet për një akuzë penale që ta ngre prokuroria, sepse ajo është një akuzë për një krim, dhe është një normë ligjore e domosdoshme e shtetit dhe e demokracisë, sepse edhe demokracia nuk është anarki, por ligj dhe ligjësi e drejtë.

Por, atëherë, kush na akuzon?

Ja kjo është pyetja, e cila nuk ka një përgjigje konkrete, sepse brenda nesh qëndron gjithmonë një lloj shqetësimi në raport me marrëdhënien tënde me të tjerët, me shoqërinë, me punëdhënësin, me atë që të ka marrë pronën dhe të kontrollon, me atë që vjen të të rrëmbejë gruan apo vajzën, me atë tjetrin që nuk të lë që ti të shfrytëzosh pronën tënde – dhe shumë të tjera si këto. Dhe këto janë barabar me peshën e një akuze.

Dhe këto, prandaj tregojnë që secili prej nesh është i akuzuar.

S’ka rëndësi se çfarë fjale apo çfarë koncepti do të përdorim për këtë rast, por e vërteta është që e gjithë ajo që shpreha ekziston dhe individi e ndien.

Por, pyetja është: mos është kjo vetë fuqia e ligjit, e cila të gjithë i detyron me forcë që ta respektojnë?

Po, është forca e ligjit. Por që ty të kujton procesin penal dhe procesi penal të kujton burgun.

Por unë e respektoj ligjin me vullnet, mund të thotë dikush, dhe jo nga frika.

Çfarë? Sepse gjithsesi edhe brenda këtij vullneti qëndron forca e ligjit. Është vullneti për të respektuar ligjin, i cili sigurisht që lidhet me forcën e ligjit, sepse ajo forcë nuk e pranon respektin vullnetar të ligjit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet me stadarde janë detyrim

Dhe, fakti që ligji ka forcë, ne nuk mund ta analizojmë vullnetin e individit për respektimin e ligjit.

Dhe, prandaj ka dalë dhe shprehja gjithë -botërore:

Ligji është ligj.

Po mirë, mos është ky në të vërtetë vetë qytetërimi?!

Aaa, këtu ndryshon ideja.

Pse?

Sepse vendet e Perëndimit me qytetërim të lartë, e kanë të bërë jetën e tyre të ecë me respektimin e ligjit dhe individualizmin që e kanë ushtruar në dy shekuj rresht: secili për vete dhe Zoti për të gjithë.

Po këtu tek ne?

Këtu ndryshon kjo aksiomë, se secili edhe pse ka hallet e tija, merret edhe me jetën e tjetrit. Dhe, për atë flet kudo ku është në një bisedë.

Dhe kjo është prapambetje në qytetërim.

Po ne shqiptarët e kemi të theksuar këtë?

Në të vërtetë e kemi pasur shumë të theksuar, sepse duhet të kujtohemi që vijmë nga një sistem politik retrograd, komunizmi, i cili e kishte si kulturë thelbësore përgjimin e jetës së tjetrit, dhe kjo erdhi e u kthye në një jetë shoqërore ku secili kishte frikë nga tjetri që të shprehte një ide dhe jeta ishte kthyer në një makth. Dhe ti nuk duhej ti besoje askujt për të shprehur një ide politike kundër diktaturës, e cila ishte më e rënda në të gjithë shoqërinë njerëzore.

Dhe këtu erdhi një kohë ku të gjithë duhej të mendonin për diktatorin, se ai ishte kthyer në një Zot, sepse në shoqërinë shqiptare nuk kishte as Zot, dhe prandaj, këtu në Shqipërinë e asaj kohe, Zoti ishte vetë diktatori.

Dhe ja, tani duhet të pyesim: këto që shprehëm, a kanë ikur krejt nga jeta jonë shoqërore në Shqipëri?!

Jo, në një formë më të zbutur si forcë, ato ekzistojnë.

Dhe ligji është forcë, që krijon jetën tonë në normalitet, por duhet të jetë i drejtë. Dhe këtë drejtësi e vendos ngaherë një gjykatë e drejtë.

Dhe ne ende nuk e kemi një gjykatë të tillë./    S,M

Të fundit

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë...

Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota

Shqipëria po vizitohet çdo vit e më shumë nga turistë nga vendet e Evropës, por edhe nga vendet e Amerikës Latine. Interesi i vizitorëve nga...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pezullon nga detyra dy efektivë të Rrugores (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë rrugore, pas publikimit të pamjeve...

Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Temperatura e lartë dhe shumë rezistente e gripit të këtij sezoni ka shtuar fluksin e vizitave në të gjitha qendrat shëndetësore. Mbi 150 ka...

Kriza teknike për ChatGPT, mijëra njerëz raportojnë ndërprerje të papritur

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI),...

Lajme të tjera

Web TV