Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar projekligjin, i cili u njeh vitet e punës që s’figurojnë në regjistra të gjithë pensionistëve që kanë punuar në ish-kooperativa.
Ky projektligj mundëson që pensonistët nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës.
“Projektligji synon rregullimin e efekteve të mbartura, si rezultat i problematikeve të krijuara ndër vite në lidhje me njohjen e viteve të punës për personat që u lind e drejta për pension në rastet kur ka mungesë të plotë të të dhënave, mungesë të pjesshme ose të gjitha të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni apo probleme të këtij lloji për subjekte të caktuara”, shpjegoi zv.ministrja Olta Manjani.
Ajo theksoi se “ky projektligj do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron vjetërsinë në punë paraqet mangësi që e bën të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit, por mbi të gjitha përfitimin e një pensioni për të paktën sa masa e pensionit social”, deklaroi zv.ministrja.
Projekligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e 6 sigurimeve shoqërore”, kaloi në Komision me 15 vota pro.
Olta Manjani, zv.ministre e Financave: Projektligji për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore në ish ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemimin e sigurimeve shoqërore./K.K