Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga  Frrok Çupi

Ou, më paska dërguar letër Saliu!? Çfarë mrekullie!

Donalkd Trump, në Uashington, dje shpërtheu në gëzim. Mes miliarda letra dërguar këto ditë, kapi letrën e Saliut që e uron për zgjedhjen si President dhe për ‘luftën e përbashkët që t’i shkatërrojmë të gjithë!’.

Donaldi urdhëroi ndihmësit në Shtëpinë e Bardhë që letrën e Saliut ta venë në një vend të dukshëm; por nuk u mjaftua me kaq. Njoftoi edhe pjesëtarë të familjes që ende nuk ishin nisur për në Groenlandë, dhe u tha me lumturi: “Saliu na ka shkruar letër!’.

Për Saliun është folur netëve rreth oxhakut në Mar-a Lago.

Këtë përfytyrim ka ngritur shoku në Tiranë.

Saliu ka aplikuar sjelljen e vjetër të një katundari në Malësi të Gjakovës që i shkruan mikut të tij në ‘Komitetin Qendror’ dhe i thotë si me isharete: ‘Hidh një sy nga unë se kam do halle”. Saliu ka përfytyruar se bash në kohën që të mbërrijë letra në Shtëpinë e Bardhë, Donaldi do të ngrihet më këmbë heroikisht.

Ja ta zëmë se këta qenkan kaq shokë të ngushtë e familjarë. Pyetja nuk është këtu, se kjo është një situatë familjare. Pyetja është se çfarë do të bëjë Donaldi për Saliun.

Saliu kërkon që Donaldi t’i heqë titullin ‘non- grata’. Si mund ta bëjë Donaldi? Do të mendohet natë e ditë për nja një muaj e më në fund do të urdhërojë: “Hiqjani se është shoku im!’. Te kjo fjalë do të mendohet ‘vëllai përtej oqeanit’. Se që të thotë ‘Saliu shoku im!”, do të marrë barrë mbi vete. Do të shfaqen mediat, do të dalin ata të CIA e FBI, do të hapen arkivat, do të gjëmojë Senati… ”Po çfarë thua more Donald, vëllai yt ka bashkëpunuar me terrorizmin ndërkombëtar që nga Bin Ladeni e deri te terroristët në Bahrain. Po ai ka sulmuar ambasadën e SHBA në Tiranë, shoku Donald. Po ai ka dashur të vrasë ambasadoren tonë… Lëre se ka vrarë popullin e vet, këtë po e lëmë mënjanë”.

Heshtje pas kësaj.

Pikërisht sot, këto orë, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër- arresti për liderët talebanë në Afganistan. Në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeprokurorit Karim Khan thuhet se provat e mbledhura ofrojnë baza të arsyeshme për të besuar se liderët e Talebanit që nga viti 2021, “mbartin përgjegjësi penale për krimin kundër njerëzimit”. Gjithë bota është kundër krimit ndaj njerëzimit. Saliu është i prezumuar prej vitesh si i tillë.

Lexo edhe :  Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Atëherë, vallë si do ta kapërcejë Donaldi?

Saliu, pas ‘non gratës’ i kërkon Donaldit edhe lirimin nga burgu dhe nga akuzat për korrupsion e për vrasje. “Merre telefonin, thirre këtë Dumanin por jo Edin se ky është me Soros, dhe jepi urdhër”, mendon t’i thotë Saliu.

Kjo është pak më e thjeshtë, se në fund të fundit, Drejtësia këtu është ende e frikësuar nga bëmat kriminale të Berishës. “Ky të vret e të qet fare!’, thonë nëpër tavolina. Por a mund ta bëjë Ronaldi? Do të pyesë pse është akuzuar Saliu.

‘Korrupsion madhor shtetëror!’, do t’i thonë fillimisht. Pastaj do t’i thonë edhe ‘vrasje qytetarësh’ nga zyra e kryeministrit. Pastaj edhe për armatimin kinez me vulë amerikane…

Këtu do të tërbojë vetë Donaldi. Ka mundësi që këtu ta marrë shokun e tij si ‘provokator!’.

E para do të mendojë se ‘Po ky ‘son of a bitch’ çfarë më mendon mua!? Për shkak se më akuzojnë për korrupsion këta majtistët, prandaj ky do të srtrehohet në ‘korrupsionin tim’? Çfarë është ky Saliu, mos vallë komunist edhe ky?!

E dyta, do të mendohet për vrasjet e protestuesve që nga selia e qeverisë Berisha. Aty do ta lidhë Saliun me më shumë ide ‘provokative’. ‘Po ky son of a whore a po më provokon për sulmin në Kapitol në 6 Janar’?!’.

Mbi Donaldin rëndon mjaft akuza e Uashingtonit…, vallë do të marrë mbi kurriz edhe ‘vrasjet e Saliut’.

E fundit do ta tërbojë lajmi se ‘son of Sali and Liri’ ka dërguar armë në Afganistan duke i falsifikuar si ‘armë amerikane’. Aty mund të kërkojë si përkthehen në shqip fjalët ‘son of a bitch’. Aty do ta mendojë famiuljen “Sali” si pjesë të komplotit kinez kundër Amerikës.

Saliu ka vetëm hallin e tij, jo të Kinës. Por mund të shkojë ‘për pa birë duke kërkuar veshë’. Presidenti i SHBA, Trump, është angazhuar këto ditë kundër krimit; sidomos kundër krimit të madh.

Media amerikane ‘The Marshall Project’, e të tjera, transmetoi dje, në 22 janar, lajme nga Trump mbi urdhrat ekzekutivë mbi dënimin me vdekje.

“Menjëherë pasi u betua, Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër për të zgjeruar dënimin me vdekje, duke konfirmuar një pritshmëri të përhapur se Departamenti i Drejtësisë mund të kërkojë dënimin me vdekje më shpesh nën administratën e tij. Administrata e parë e Trump kreu më shumë ekzekutime se çdo president në të paktën një shekull”./     S,M

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV