Zgjedhjet e 11 majit, juristja: Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj jashtë listës së Berishës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristja Brisida Gjikondi u shpreh se shqiptarët e diasporës kanë treguar një interes të lartë me rreth 60,000 aplikime deri më tani. Sipas saj, numri mund të arrijë deri në 200,000 aplikues për 40 ditët e ardhshme.
Sipas Gjikondit, Bardhi, Tabaku dhe Gjekmarkaj mund të qëndrojnë jashtë listave të PD sepse Berisha ka njerëz të tjerë që i kanë qëndruar në krahë.

“Unë po shoh që edhe PD dhe PS po synojnë tek vota e diasporës, sidomos PS po fokusohet shumë. Sot janë bërë 60,000 aplikues nga diaspora për votimin me postë dhe ka ende 40 ditë kohë deri në javën e parë të marsit. Mendoj që do të arrijë deri në 200,000 dhe nuk janë pak.

Më e trishtë për mua është që kjo politikë nuk ka menduar fare që këtyre votuesve kaq idealistë dhe të përkushtuar tu kushtojë deputetët e tyre të diasporës. Ju marrin votën, por nuk kanë menduar që këta të kenë një përfaqësues në parlament. Shqipëria është një shtet që ka gjysmën e popullsisë jashtë, popullsinë më aktive dhe më kontribuese.

Shpreosj të përfshihen. Edhe kur kam pyetur pranë KQZ shteti shqiptar nuk ka një numër të saktë se sa votues ka diaspora. Por presin sa do shkojë 200,000 apo 300,000 por kur i pyet sa votues do të ketë nuk e dijnë. Ky është një minus i madh sepse është A-ja e një shteti serioz.

Në listën e mbyllur të partive janë 46 emra të sigurt anonim sepse është kryetari që vendos emrat në listën e tij dhe është një trishtim i madh.

Pasi mbaron 46 të futen në sulm dhe të punojnë, nuk më pëlqen ky lloj diskriminimi sepse përsa kohë ke hyrë në atë terren nuk ke pse përfiton. Pjesa e listës së mbyllur që vazhdon ekziston flet shumë për qasjen dhe vizionin, këto lista te PD sidomos do të sjellin një përçarje shumë të madhe.

Lexo edhe :  Sherri Lapaj-Qori në protestë/ Zbardhen prapaskenat: Çfarë ndodhi për një mikrofon?

Këto njerëz që kërcejnë në vallen e Berishës, Berisha nuk do të përfshijë Bardhin, Tabaku dhe Gjekmarkaj nuk do e kalojnë kollaj aprovimin në lista sepse ka shumë njerëz që të tjerë që Berishës i kanë qëndruar në krah. Në politikë nuk bashkon morali por bashkon imoraliteti./   S,M

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV