Më shumë se 352 shkolla janë mbyllur sot në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit.
Sipas të dhënave të IQAir, Bangkoku renditet në vendin e 8-të në listën e qyteteve me problemin më të madh të ndotjes në nivel global.
Ndotja e ajrit në Bangkok detyroi mbylljen e më shumë se 350 shkollave, rreth njëqind më shumë se një ditë më parë.
Autoritetet në zonën metropolitane të kryeqytetit tajlandez kanë vendosur të mbyllin 352 shkolla në 31 rrethe për shkak të ndotjes së ajrit, sipas një mesazhi të shpërndarë përmes aplikacionit LINE.
Që nga e enjtja, më shumë se 250 shkolla mbetën të mbyllura për shkak të ndotjes dhe shumë banorë u inkurajuan të punojnë nga shtëpia dhe të kufizojnë përdorimin e automjeteve në qytet.
Ndotja e ajrit është në kulmin e saj në këtë periudhë të vitit në Tajlandë, si në vendet e tjera në këtë rajon të Azisë Juglindore, për shkak të ajrit të ftohtë dhe të ndenjur që nuk lejon që shkarkimet e automjeteve dhe tymi nga djegia e kontrolluar të hiqen në mënyrë adekuate në zonat rurale./e.t