Çmimet e banesave, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme të shpejta urbanizimi.

Ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, ky fenomen ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në tregun e banesave, duke e bërë jetesën në kryeqytet një luks për shumë qytetarë.

Erjon Harizi, Kryetar i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve, thekson se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme reflekton një përmirësim të cilësisë së jetesës dhe zhvillimin e urbanistikës. Ai shton se ndërtuesit kontribuojnë në ofrimin e apartamenteve për shtresat në nevojë, edhe pse kjo është një përgjegjësi që kërkon një angazhim më të madh nga shteti.

“Kur themi kemi rritje të çmimeve kemi dhe rritje të cilësisë së jetesës, rritje të vlerës së pronave dhe zhvillimit të urbanistikës. Ky çmim për personat që e kanë një pronë është një lajm shumë i mirë dhe nuk duhet ta shohim me pesimizëm. Është një shtresë në nevojë duhet të fokusohemi se si t’jua bëjmë më të lehtë për ta pasur një pronë.

Këto janë politika të qeverisë më shumë se të ndërtuesve, por është i vetmi sektor që kontribuon në ndihmë të shtresë në nevojë ku kontribuon me 3 % të sipërfaqes totale të ndërtimit.

Kjo nuk është detyrim ligjor, por është një VKM abuzive nga ana e qeverisë ku detyron vetëm ndërtuesin që të kontribuojë për të pastrehët, kur duhet të kontribuojë çdo biznes. Sot me 3 % qe kontribuon është një faturë me miliona euro dhe është detyrë e shtetit të gjej mënyrën dhe rrugën që ta bëjë të mundur blerjen e një banese nga çdo shtresë e shoqërisë.

Ndërtuesi nuk kontribuon pak, por me 3 % të sipërfaqes qe i bie deri në 500 apartamente në vit që jepen për të pastrehët dhe personave në nevojë”, u shpreh Harizi në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH.

Në të njëjtën linjë, Adela Mahmutaj, eksperte pronash, thekson se urbanizimi i Tiranës është zgjeruar edhe përtej qendrës, duke ofruar mundësi për individët, veçanërisht çiftet e rinj, për të blerë apartamentin e parë.

Çmimet e apartamenteve fillojnë nga 800-900 euro për metër katror, dhe ajo e sheh këtë si një nivel të përballueshëm, duke marrë parasysh kërkesën e lartë për qira në zona të ndryshme

“Fakti që në Tiranë kemi një urbanizim të zhvilluar dhe përtej qendrës i jep mundësi të gjithëve që të kenë qasjen për të pasur një apartament. Për një çift të ri me nivelin e pagave sot, po blejnë apartamente në zonat jashtë qendrës së Tiranës, ku kanë një akses shumë më tepër për këtë kategori njerëzit që duan të kenë apartamentin e parë.

Sot njerëzit kanë mundësi të blejnë shtëpi përmes kredisë apo me këste dhe në 2025 mund të investojnë në banesën tonë të parë qoftë edhe me një buxhet 20-30 %. Çmimet fillojnë nga 800-900 euro metri katror.

Ky është standardi i ri dhe nuk mund të pretendojmë më që Tiranë të ketë çmime 500 euro metri katror ku qiraja ka vajtur kaq. Kjo nuk është një rritje artificiale, pro është fakti i ri në treg dhe është e përballueshme se kërkesa për qira po rritet dhe nuk mund të themi më që është e papërballueshme”, u shpreh Mahmutaj.

Zonat si Fusha e Aviacionit, Unaza e Re dhe Paskuqani kanë pasur rritje të çmimeve nga 40-60% në vitet e fundit, duke u shndërruar në destinacione të preferuara për investitorët dhe blerësit. Për vitin 2025, ekspertët parashikojnë se çmimet do të vazhdojnë të rriten, ndonëse ritmi i rritjes mund të jetë më i ngadalshëm në qendër të Tiranës, ku çmimet kanë arritur nivele më të stabilizuara.

Lexo edhe :  Dekretet Trump dhe ekonomia jonë

“Zonat që kanë pasur më shumë rritje janë zonat që kanë qenë edhe më pak të zhvilluara si zona e Fushës së Aviacionit, zona e Unazës së Re, Sauku, Bulevardi i ri dhe Paskuqani janë zona që kanë pasur rritje me 40-60 % rritje dhe këtu është rritur më shpejt çmimi. Pra janë zona që kanë pasur çmimin më të ulët disa vite më parë. Qendra e Tiranës e ka tendencën e rritjes por jo me këtë shpejtësi që kanë pasur këto zona”, tha Harizi.

“Një nga zonat që për momentin që është më e kërkuar është zona e Bulevardit të Ri dhe Paskuqanit që kanë një rritje shumë të mirë edhe të investimit dhe zhvillimit. Një faktor që ndikon te çmimi është edhe cilësia e ndërtimit. Qendra e Tiranës nuk do e humbasë kurrë vlerën dhe do të ketë gjithmonë rritje, por zgjerimi në pjesën jashtë Unazës do të sjell edhe zhvillimin e qendrave të reja për jetën e përditshme”, shtoi Mahmutaj

Tirana po kalon një periudhë të shpejtë transformimi, dhe, siç thonë ekspertët, e ardhmja e tregut të pasurive të paluajtshme do të jetë e mbushur me mundësi për ata që kërkojnë të bëjnë një investim afatgjatë./     S,M

Të fundit

Putin: Nëse Trumpit s’do t’ia kishin vjedhur fitoren, s’do të kishte luftë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është "i hapur për diskutime" me presidentin e SHBA, Donald Trump, për të punuar së bashku për...

‘Spiun i sigurimit’/ Analisti ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë!

Analisti Ilir Demaila i ftuar në Report Tv denoncon Sali Berishën, për të cilin thotë se e ka quajtur spiun i sigurimit. Me tone...

Europol godet trafikun e kokainës/ Shqiptarët në Dubai, financues të drogës në Spanjë

Autoritetet Spanjolle, në bashkëpunim me Europol, ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës, nga Kolumbia e Panamaja për në Europë...

Vidhte valixhe në aeroport dhe i shiste në internet, e pëson keq deputeti portugez

Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte dhe për pasojë është dëbuar nga partia...

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të...

Lajme të tjera

Web TV