Europol godet trafikun e kokainës/ Shqiptarët në Dubai, financues të drogës në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet Spanjolle, në bashkëpunim me Europol, ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës, nga Kolumbia e Panamaja për në Europë si dhe me pastrimin e parave të përfituara nga aktivitetet kriminale. Mes personave të dyshuar Europol thotë se janë edhe disa anëtar të grupit të trafikantëve që jetojnë në Dubai. Sipas hetuesve, shqiptarët të vendosur në Dubai arrinin të financonin me para blerjen e kokainës në Kolumbi dhe Panama dhe më pas ta trafikonin në Spanjë.

Gjatë tre fazave të aksionit të Europol, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025, janë arrestuar 22 shtetas Spanjollë dhe kolumbiane, ndërsa janë mundur të konfiskohen mbi 1 ton kokainë, 48 armë, 53 llogari bankare dhe më shumë se 6.5 milion euro kesh.

Hetimi i autoriteeve Spanjolle dhe Europol, ka nisur në qershor të vitit 2022 ku u zbuluan se në tre Kontenier që kishin hyrë në një një port spanjoll kishte koakine. Sipas hetimeve, shqiptarët kanë bashkëpunuar me shtetas spanjollë dhe bullgarë për të nisur kokainën nga Kolumbia.

Secili prej tyre kishte role të ndryshme brenda rrjetit. Shtetasit kolumbianë  merreshin me nisjen e kokainës ndërsa bullgarët, dhe spanjollë arrinin që të hynin brenda porteve në Spanjë dhe nxirrnin kokainë duke korruptuar punonjësit.

Ekipet e shpëtimit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorrën kokainën gjatë natës.

Sipas hetuesve dyshohet se edhe një sasi prej 4.1 ton kokainë e kapur në Panama në tetor të vitit 2024 kishte destinacion Spanjën dhe dyshohet se është I përfshirë grupi kriminal I financuar nga shqiptarë që jetojnë në Dubai./e.t

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV