Pas një periudhe pauze prej më shumë se dy muajsh, ka rinisur Operacioni “Albania”.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se anija patrulluese “Cassiopea” – që i përket Forcave të Patrullës së Mbrojtjes Bregdetare – ndodhet në ujërat pranë Lampedusas – gati për të ngarkuar emigrantët që do të transferohen në qendrat e Shëngjinit dhe më pas në Gjadër.
Tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të dërguar në objektet shqiptare./E.T