Sali Berisha zbuloi se fati i drejtuesve politikë në listat për zgjedhjet parlamentare do të caktohet nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, duke përmbysur gjithçka.
Analisti Skënder Minxhozi ka thënë se Sali Berisha me këtë vendim do kontrollin e plotë mbi demokratët.
“Marrëdhënia e tij është mjaft komplekse me të gjithë ata që ai ka bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi krerët e qarqeve janë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Kam përshtypjen që duke zgjatur këtë agoni në lidhje me vendet që ata do të marrin nëpër lista, Berisha vijon kontrollin e plotë dhe total mbi çdo zë në PD, sidomos në periudhën kur partia se sa me opozitarizëm, është marrë me fatin e tij personal, politik. Pra, ka harxhuar energji me një çështje që nuk do të duhet ta shqetësonte në këtë prag zgjedhjesh./kb