‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të falurve përfshihet grupi i individëve të dënuar për bllokimin e hyrjes së një klinike.

Ata ishin gjykuar për komplot në vitin 2020 për të marrë nën kontroll një klinikë të shëndetit riprodhues në Uashington dhe për të vendosur një bllokadë për të frikësuar pacientët dhe personelin.

Zyrtarët thanë se zbuluan pesë embrione në shtëpinë e një prej demonstruesve, Lauren Handy, pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj.

“Ata nuk duhej të ishin ndjekur penalisht”, tha Presidenti Trump duke përmendur moshën e disa prej të dënuarve. “Është nder i madh të nënshkruaj këtë falje. Ata do të jenë shumë të lumtur”.

Faljet u bën ndërsa protestuesit kundër abortit u mblodhën në Uashington për tubimin tradicional “Marshimi për Jetën”.

Mijëra aktivistë kundër abortit duan të shfrytëzojnë situatën e favorshme të krijuar pas disa fitoreve dhe të vazhdojnë trysninë mbi ligjvënësit. Grupi ka bërë përpjekje për dekada që të përmbys vendimin e vitit 1973 të Gjykatës së Lartë që ktheu abortin në një të drejtë kombëtare. Në vitin 2022 Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin e vitit 1973 duke thënë se iu takon shteteve individualisht të vendosin se si duan të rregullojnë çështjen e abortit. Organizatorët e marshimit tani janë përqendruar në betejat e shumta që po zhvillohen shtet pas shteti mbi çështjen e abortit. Me kthimin në pushtet të Presidentit Donald Trump dhe marrjen e shumicës në të dy dhomat e Kongresit nga republikanët, aktivistët kundër abortit duan të zgjerojnë fitoret e tyre./VOA/kb

Të fundit

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

“Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në lidhje me faktorin shqiptar. Ai e...

Lajme të tjera

Web TV