Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u dha mëngjesin e kësaj të premte nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca.
TIRANË – Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u dha mëngjesin e kësaj të premte nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca.
35 vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas./k.k