Kryeministri Edi Rama thotë se laboratorët e rinj inteligjentë po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto laboratorë do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin.
“Mirëmëngjes dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit”, shkruan Rama në Facebook.