Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani.
Berisha shprehet se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet.
Berisha deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënjon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK. Ai tha se nuk asnjë motiv që të ndalohet të shkojë jashtë vendit.
Berisha: Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh.
Pyetja: A shënjon një moment paqeje midis jush dhe SPAK?
Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.
Kujtojmë se Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut demokrat për të mos u paraqitur./kb