Analisti Ilir Demaila i ftuar në Report Tv denoncon Sali Berishën, për të cilin thotë se e ka quajtur spiun i sigurimit. Me tone të ashpra, Demalia e quan Berishën palaço, që e akuzon se hedh baltë mbi këdo. Në emisonin ‘Studio Live’, analisti thotë se ai dhe babai i tij kanë qenë të përndjekur nga regjimi i asaj kohe dhe për këtë zotëron edhe dokumente.
“Shpifja, makineria e baltës. Këtë e ndan ish-kryeministri i vendit, ish-presidenti i vendit. E ndan në faqen e tij, që Ilir Demaila është spiun i sigurimit dhe babai i tij. I drejtohem Berishës, i drejtohem Ramës dhe të Autoritetit të Dosjeve, mjaft. Gjeni një gërmë që komprometon Demailnë me Sigurimin e Shtetit, palaço. Ky nuk është burrë, ky nuk është malësor, është një fëlliqësirë që ka hedh baltë mbi gjithë njerëzit. Unë në një kohë që kam një dosje me tim atë i ndjekur nga sigurimi që nga ‘84 deri në ‘91, si kam bërë asgjë këtij vendi, një dekoratë që ma kanë dhënë ia kam kthyer mbrapsht, duroj shpifjen nga këta që kanë qenë në shërbim të sigurimit, nga këta që i kanë shkaktuar këtë tragjedi këtij vendi”, tha Demaila.
Po ashtu, Demaila i thotë Berishës që të ballafaqohen, ndërsa shton se lirinë e tij nuk e blen dot as me fuqinë financiare që i ka vjedhur këtij shteti.
“Unë kam një nder, kam një familje, por s’mund të vëmë mua mbi shpatullat e mia, me të cili jam ballafaquar me sigurimin e shtetit, me çunin e Fariut, spiun më të degjeneruar të sigurimit, le të vijnë të ballafaqohen me mua. Ka ardhur një moment që gjërat duhet të thuhen tamam, politika e kësaj maskarade të Berishës. Jam ballë për ballë, hajdeni nëse jeni burra ballafaqohuni me mua, maskarenj.
Ke grumbulluar gjithë spiunët e sigurimit të shtetit dhe i ke përdor, je ti që ke akuzuar Hajdarin për spiun. Jam këtu, je me mua ballë për ballë. S’më bëhet vonë për portalet e media, je me mua dhe do ballafaqohet ballë për ballë mua. Ju s’mund të ma mbyllni zërin as me fuqinë tuaj financiare të vjedhur këtij shteti, as me pushtetin tuaj se ju nuk blini dot lirinë time. Jam njeri i lirë, këtë nuk ma blini dot. Nëse keni dokument, nxirreni nëse jeni burra, kurse unë i kam dokumentet për ju. Mos më bëj të flas, Berisha se unë di shumë për ty. Nëse je burrë ballafaqohu, unë jam gati të ballafaqohem, jo me ty, por me cilindo. Më falni për tonin, por mjaft është mjaft, të më akuzojnë për gjëra që unë i kam përballuar. Jam mbyll 3 ditë në hotel nga sigurimi për të arrestuar dhe këta të më akuzojnë mua për spiun, këta të degjeneruar. Kurrë s’kam fol një fjalë, po të paktën e kam ruajtur moralin tim në marrëdhënien me atë regjim dhe nuk gjejnë dot një germë për mua kurajën time qoftë kur ka qenë ky regjim gjallë.
Këta s’mund të më akuzojnë mua, më keni thënë hajde në Tiranë ja ku jam, ejani palaço. Kush palaço të vijë të ballafaqohet me mua me dokumente, edhe unë kam dokumentet e mia”, thekson ai.