Më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar dhe një numër rrugësh kryesore janë mbyllur, pasi miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të stuhisë ‘Éowyn’ që preki vendin.
Sipas ‘The Guardian’ Met Office ka këshilluar për kushte shumë të rrezikshme në të gjithë Irlandën e Veriut dhe një pjesë të Skocisë, pemë të rrëzuara në rrugë si pasojë e erës së fortë dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Rreth 4.5 milionë njerëz morën alarme urgjence në telefonat e tyre më (23 janar) për të paralajmëruar për këtë stuhi.
Pemët e rrëzuara dhe mbeturinat kanë bllokuar një sërë rrugësh kryesore në Irlandën e Veriut, Republikën e Irlandës dhe Skocinë. Policia e Skocisë tha se asnjë shofer nuk duhet të udhëtojë në zonën e paralajmërimit të kuq./e.t