North West, vajza 11-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, e cila ka shprehur dëshirën për të ndjekur gjurmët e babait të saj në muzikë, shfaqet në albumin e ri të FKA twigs ‘Eusexua’, i cili u publikua më 24 janar.
Në këngën “Childlike Things”, vajza e Kardashian dhe West këndon në japonisht. Madje, nëna e saj përmes Instagram Stories ka njoftuar ndjekësit e saj online për publikimin e këngës. North West ka kënduar rep sërish në japonisht me këngën “Bomb”, e cila është paraqitur në albumin e babait të saj, “Vultures 2”, i cili u publikua në gusht 2024. Pak para Ditës së Falënderimeve, Kanye West prezantoi gjithashtu videoklipin zyrtar të këngës, i cili paraqet vajzat e tij, North dhe Chicago, duke garuar nëpër shkretëtirë me një Tesla Cybertruck, e ndjekur nga automjete futuriste, të cilat ngasin monstra.
Dëgjoni këngën “Childlike Things”
Vajza e Kanye West është duke punuar në albumin e saj debutues, të titulluar ‘Elementary School Dropout’, i cili është një referencë për albumin e babait të saj të vitit 2004 ‘The College Dropout’. Njoftimi u bë në mars të vitit 2024 në skenë dhe ajo deklaroi para publikut: “Po punoj për një album”.
Kanye West ka një rol aktiv në krijimin e albumit të vajzës së tij. Ajo ka postuar foto dhe video të të dyve në studio. “Kjo vajzë e vogël më bëri të dua sërish muzikën. Ajo më kërkoi të bëja beats për të, kështu që unë u ktheva në studio për të bërë beats për albumin e saj dhe për të shkurtuar beats për Bully-n, – shkroi ai në një foto të North-it të ulur në studio./e.t