Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.
Shumë qytete po vajtojnë për Kryepeshkopin e ndjerë.
Në Berat, janë dëgjuar kambanat e vajtimit.
Ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme.
Ndërkohë, sipas gazetarit Roland Beqiraj, dyert e Katedrales janë të hapura dhe të gjithë besimtarët janë të lirë të bëjnë lutjet e tyre.
Ditën e diel në të njëjtën orë, në të gjitha kishat do të bien këmbanat./K.K