Hamasi liron 4 ushtare izraelite në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur ose të paraburgosur palestinezë siç është paraparë në marrëveshjen e tyre për armëpushim në Rripin e Gazës.

Militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – së pari i parakaluan ato nëpër “Sheshin Palestinez” në qendër të qytetit Gaza, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, i cili i dërgoi ato më pas në Izrael.

Disa orë pasi Hamasi i liroi katër pengjet izraelite, Izraeli njoftoi se i liroi 200 të burgosur palestinezë. Ata përfshijnë 120 persona që kishin vuajtur dënime të përjetshme pasi ishin dënuar për sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve. Rreth 70 prej tyre u liruan në Egjipt, sipas televizionit shtetëror egjiptian, Qahera TV.

Egjipti shërbeu si ndërmjetës kyç në bisedimet mbi njëvjeçare që çuan në marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e publikoi më vonë një video që shfaqte pengjet e liruara duke u mirëpritur në një bazë ushtarake izraelite.

Më vonë, zyra e Netanyahu tha se Arbel Yehoud, një penge civile e mbajtur nga Hamasi, duhej të ishte liruar të shtunën. Ajo deklaroi se Izraeli nuk do t’i lejojë palestinezët të fillojnë të kthehen në veri të Gazës, siç pritej të ndodhte të dielën, derisa ajo të lirohet.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi ka njoftuar ndërmjetësit se Yehoud do të lirohet javën e ardhshme.

Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit ka synon t’i japë fund luftës më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që është zhvilluar ndonjëherë midis tyre. Marrëveshja e brishtë nuk është shkelur deri më tani, dhe ka bërë që të ndalen sulmet ajrore dhe raketore dhe ka mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave në territorin e vogël bregdetar.

Tri pengje të mbajtura nga militantët u liruan në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë, fundjavën e kaluar kur hyri në fuqi armëpushimi.

Kush janë ushtaret dhe të burgosurit që po lirohen?

Katër ushtaret izraelite, Karina Ariev, 20 vjeçe, Daniella Gilboa, 20 vjeçe, Naama Levy, 20 vjeçe dhe Albag, 19 vjeçe, u u zunë rob gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën.

Lexo edhe :  Emigrantët të lidhur me zinxhirë/Amerika nis me dëbimet e para, Trump: Premtim i mbajtur!

Në këmbim të tyre, Izraeli duhej t’i lironte 200 të burgosur, përfshirë 121 që po vuanin dënime të përjetshme, sipas një liste të publikuar nga Hamasi.

Ndër militantët më famëkeq që po lirohen janë Mohammad Odeh, 52 vjeç, dhe Ëael Qassim, 54 vjeç, të dy nga Jerusalemi Lindor. Ata akuzohen për kryerjen e një sërë sulmesh vdekjeprurëse të Hamasit kundër izraelitëve, përfshirë një sulm me bombë në një mensë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit në vitin 2002, ku u vranë nëntë persona, përfshirë pesë shtetas amerikanë.

Katër ushtaret e liruara u kapën në bazën Nahal Oz pranë kufirit me Gazën, kur militantët palestinezë e pushtuan atë, duke vrarë më shumë se 60 ushtarë atje.

Çfarë pritet tjetër gjatë armëpushimit?

Pritej që Izraeli të fillonte të tërhiqej nga korridori i Netzarimit – një rrugë lindje-perëndim që ndan Gazën në dy pjesë – dhe t’i lejonte palestinezët e zhvendosur në jug të ktheheshin në shtëpitë e tyre të mëparshme në veri, për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Por, kjo duket se është pezulluar deri në lirimin e Yehoud.

Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi tha më herët se palestinezët e zhvendosur do të lejohen të kthehen në veri të Gazës duke filluar nga e diela. Ministria, e cila mbikëqyr forcat e policisë, tha se palestinezët do të mund të lëvizin midis jugut dhe veriut të Gazës në këmbë përmes rrugës bregdetare Rashid.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas fazës së parë gjashtëjavore të marrëveshjes, por ka shumë shpresa se ajo do të çojë në përfundimin e luftës që ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë dhe ka lënë qindra mijëra njerëz pa ushqim.

Lufta filloi kur militantët e Hamasit thyen barrierat kufitare në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 të tjerë.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor nëntorin e vitit 2023. Izraeli beson se të paktën një e treta e më shumë se 90 pengjeve që po mbahen ende në Gazë, u vranë në sulmin fillestar ose vdiqën në robëri./K.K

Të fundit

Trashëgimia që lindi vëllain e panjohur/ Përplasja e ashpër nënë e bijë: E ka bërë ligji!

Erista është 24 vjeçe dhe ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Entelën. Ajo e nis këtë...

Zjarr brenda sallës operative të Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit pasditen e kësaj të diele. Zjarri ka rënë pranë godinës së sallës operative. Ndërhyrja...

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, shifër kjo nën mesataren Europiane e cila është ndërmjet 11dhe 13%. Të dhënat janë bërë publike nga...

Papa Françesku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen apo mohohen

Papa Françesku, duke folur në prag të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic, tha se Holokausti nuk duhet harruar kurrë. “Tmerri i...

Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë, foshnja që po zhvillohet merr të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e nevojshme për rritjen e saj nga nëna. Prandaj, është jetike që...

Lajme të tjera

Web TV