Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar; mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosovë

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i  kthjellët dhe vranësira  të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga-1°C vlera më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta Barike do të sjellin në republikën e MV; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor; ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore, por nuk priten reshje; Të njëjtat kushte stabël atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Lexo edhe :  Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane, Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë

Temperaturat e ajrit do të rriten  në vlerat minimale, por ulen minimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës  duke arritur shpejtësinë mesatare deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të kontinentit me ndikim deri në Qendër do të sjellë vranësira; shira si edhe stuhi të forta ere në; gadishullin Iberik si edhe zonën e Alpeve;

Po ashtu; Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante, ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas-hershme./K.K

Të fundit

Balla takim me emigrantët në Toronto/ Për momentin më të mirë se ne nuk ka!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u zhvendos në Kanada për turneun e tij informues në...

Fevziu shkon në xhaminë e shqiptarëve në Damask (VIDEO)

“E paaaaaabesueshme! Jam në xhaminë e shqiptarëve, në lagjen e shqiptarëve në Damask të Sirisë”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar...

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, reagon Memolla: Jam kryebashkiak i Rrogozhinës derisa…

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Mmeolla ka deklaruar se do të apelojë vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme per dënimin e tij me 1...

Zërat e merkatos për kalimin tek Reali, flet Kimmich: “Nuk do të komentoj çdo tre ditë”

Kohëve të fundit Joshua Kimmich është përfolur shumë për një kalim të mundshëm te Real Madrid. Për këtë temë foli vetë mesfushori i Bayernit,...

Shkrumbohet “beach-bari” në plazhin e Lukovës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të 21 Janarit...

Lajme të tjera

Web TV