Një apartament në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur edhe jashtë ambienteve të tij.
Menjëherë në vend ngjarja kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Nuk janë të qarta rrethanat e rënies së zjarrit i cili ka marrë përmasa të mëdha.
Paraprakisht nuk është e qartë nëse brenda apartamentit ku ka rënë zjarri ka persona ose jo.
Gjithsesi po punohet për të hapur derën e apartamentit dhe për të kontrolluar nëse ndodhet njeri brenda ambienteve./K.K