Plani rajonal,dyfishim i ekonomisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Planet e Këshillit të Bashkëpunimi Rajonal (KRB) synojnë dyfishimin e ekonomisë se 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi) në 10 vitet në vijim.

Objektivi u shpall në një dokument të fundit të KRB-së për zhvillimin e tregut rajonal 2025-2028.

Ky synim do të rrihet nëpërmjet agjendave të orientuara në katër drejtime, së pari biznese të avancuara dhe një mjedis që i favorizon ato, së dyti kapital njerëzor me aftësi, së treti digjitalizim dhe ekosisteme të inovacionit dhe së katërti lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.

Një mjedis i favorshëm dhe konkurrues pritet të kontribuojë në një rritje vjetore prej 2% të Rajonit. Norma vjetore e investimeve të huaja pritet të rritet me 6.5% dhe punësimi do të rritet me deri në 1% në vit.

Produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme pritet të rritet me 10%.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se ky plan do të zbatohet nëpërmjet përpjekjeve të forta mes vendeve, koordinimit dhe konsultimit gjithëpërfshirës brenda administratave të ËB6 me konsultat dhe monitorimi i vazhdueshëm nga BE.

Ndërsa integrimi ekonomik rajonal nuk mund të jetë mjeti kryesor i konvergjencës BE, me rendësi konsiderohet funksionimi i tregut të përbashkët rajonal për mallrat dhe shërbimet.

Tregtia e mallrave brenda CEFTA-s kontribuon afërsisht 8.5 miliardë euro në eksporte më 2024, që përbën gati 6% të PBB-së së Ballkanit Perëndimor.

Por sërish ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar, pasi një integrim më i thellë ekonomik i ngjashëm me Tregun e vetëm të BE-së mund të çojë rritje me 10 % në vit në tregtinë rajonale.

Për të shfrytëzuar këtë potencial, rajoni duhet të thellojë lehtësimin e tregtisë së mallrave, duke e bërë tregtinë më të lehtë, më shpejt dhe më lirë.

Lexo edhe :  Kohë të vështira për ekonominë, alarmi: 25 vitet e ardhshme janë kritike për botën

Lehtësimi i tregtisë përfshin harmonizimin e dokumenteve dhe procedurave dhe tarifave. Duke thjeshtuar barrën rregullatore dhe duke ulur nivelin e kontrolleve, kompanitë mund të të furnizohen nga klientë të ndryshëm me çmime më të ulëta dhe në këtë mënyrë nxisin efikasitetin dhe inovacionin në proceset e prodhimit.

Këto masa nxisin ekonomi të shkallës dhe ulin kostot e prodhimit , duke bërë që konsumatorët të përfitojnë mallra me cilësore me çmime më të ulëta.

Në një peizazh gjeopolitik dhe socio-ekonomik sfidues dhe që ka ndryshuar ndjeshëm, niveli aktual i konvergjencës ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe BE-së mbetet kokëfortë e ngadaltë, me fuqinë blerëse që  është pothuajse 40% të mesatares së BE-së.

Me një rritje mesatare 2.4% më 2024 është e pamjaftueshme për të mundësuar konvergjencë domethënëse me nivelet e të ardhurave të BE-së në periudhën afatmesme.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KRB) vlerëson se rruga e Rajonit drejt të ardhurave më të larta dhe konvergjencës me BE-në do të varet nga integrimi ekonomik brenda rajonit, dhe ndërmjet rajonit dhe BE-së.

Por tregjet e vogla të fragmentuara që nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë ekonomitë e shkallës dhe vuajnë nga atraktiviteti i kufizuar për investitorët, mungesa e kapitalit njerëzor dhe sfida të tjera të thella sistematike (d.m.th. që lidhen me qeverisjen, arsimin, infrastrukturën, etj.) vështirësojnë rritjen e standardeve drejt nivelit të BE-së./K.K

Të fundit

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në...

OKB: Mbi 13 mijë fëmijë u vranë dhe 25 mijë të tjerë u plagosën në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën...

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare italiane nisën këtë të dielën...

Britania e Madhe forcon rregullat për blerjen e armëve të ftohta për minorenët

Britania ka marrë masa të reja për blerjen e armëve të ftohta si thikat. Autoritetet njoftuan të dielën se do të detyrojnë shitësit që...

Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i shoqëruar edhe nga sekretari për çështjet vendore në PD, Ylli Asllani, drejtuesit e degëve të PD-së në...

Lajme të tjera

Web TV