Primaret e PD-së, Berisha i druhet “grupit Bardhi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kërkesa e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që kryetarët e degëve të dorëhiqen dhe më pas të marrin pjesë në primare sjell reagime brenda strukturave. Debati më i madh është nëse e gjithë kupola drejtuese e PD-së do të kalojë në primare, pasi “grupimi Bardhi”, nuk shihet me sy të mirë nga anëtarësia, por Berishës i duhet për fuqinë parlamentare aktuale.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se të gjithë kryetarët e degëve në rrethe që do të kandidojnë për deputetë duhet të marrin pjesë në primare dhe në momentin që do të përfshihen në këtë proces duhet që të zhvishen nga kostumi i drejtuesve. Mirëpo ky “rregull strikt” duket se vlen vetëm për drejtuesit e degëve dhe jo për kupolën drejtuese të PD-së, të paktën deri më tani. Statuti që u votua nga demokratët po kundërshtohet nga vetë demokratët. Statuti është i qartë që kush kandidon për kryetar bashkie dhe për deputetë duhet të japin dorëheqje si kryetar dege. Por çfarë do të bëhet me drejtuesit politik të qarqeve? A do t’i nënshtrohen primareve? Sipas burimeve të Partisë Demokratike do të jetë Këshilli Kombëtar që do të vendosë nëse drejtuesit politik do t’i nënshtrohen primareve. Kjo është kundërshtuar nga “grupimi Bardhi” të cilët për shkak të përplasjeve të mëparshme me Berishën por edhe me demokratët që u “përleshën dhunshëm” më 8 janar 2022 nuk gëzojnë mbështetje në elektorat. Një përballje e tyre në primare me anëtarësinë mund ti nxirrte humbës e nëse statute do të zbatohej me përpikmëri atëherë Bardhi dhe mbështetësit e tij të cilët janë edhe deputetë të PD-së do i sillnin të tjera telashe Berishës. Ndaj Berisha duket se e ka menduar mirë këtë punë, që përveç statutit pritet të miratohet një rregullore se çfarë do të bëhet me drejtuesit politik në qarqe. Deri në mes të shkurtit PD do ti ketë dhënë udhë edhe këtij “ngërçi”.

Përplasjet për “dorëheqjet”

Përplasjet brenda Partisë Demokratike kanë dalë në pah sërish pas udhëzimit të Sali Berishës, i cili kërkoi që kryetarët e degëve të japin dorëheqjen nëse duan të kandidojnë në primare për deputet. Kjo kërkesë ka ndezur reagime, me deputetin e Vlorës, Bujar Leskaj, që ka mbrojtur kryetarët e degëve, duke theksuar se ata janë të vetmit të zgjedhur me votë në strukturat e PD-së dhe, për këtë arsye, duhet të trajtohen si institucione të pacenueshme. Në një postim në Facebook, Leskaj ka vënë theksin tek roli i rëndësishëm që kryetarët e degëve kanë luajtur ndër vite për mbajtjen gjallë të strukturave të PD-së dhe ka cilësuar dorëheqjen si një shkelje të frymës demokratike.  “Kryetarët e degëve janë zgjedhur me votën e anëtarësisë dhe janë shtylla e partisë në bazë,” shprehet Leskaj. “Në këndvështrim tim Kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike nuk kanë pse të dorëhiqen nga pozicioni, të cilën e kanë fituar e mbajtur me votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike, si votëbesim e proces i mirëfilltë primaresh. Çdo ndryshim i këtij parimi do të përbënte një shkelje të frymës demokratike që Partia Demokratike përfaqëson. Kryetarët dhe sekretarët e degëve, janë individë, të cilët kanë mbartur aktivitetet partiake në degët e qyteteve të tyre, duke qenë valenca politike më e lartë e frymës së Partisë Demokratike në qytetet përkatëse”, tha Leskaj. Sipas tij, primaret, sëpari duhet të fillojnë nga votëbesimi ndaj Drejtuesve Politikë në Qarqe ose në të kundërt çdo Drejtues Politik, po nuk ju nënshtruan Primareve, të vendosen në listën e hapur. “Në gjykimin tim, Kryetarët e Sekretarët e Degëve, qofshin aspirantë apo jo për deputetë të ardhshëm duhet të kualifikohen të votëbesuar, për t’u nominuar në përzgjedhjen e kandidatëve, në ndërtimin e listës përfundimtare. Lista përfundimtare natyrisht duhet/do të vendoset nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe çdo kandidat duhet të pranojë paraprakisht një kod etiko-politik në respektimin pa kushte shtesë të çdo pozicioni të dalë nga ky vendim”, tha Leskaj. Ai ka kërkuar që drejtuesit politikë të qarqeve të jenë të parët që i nënshtrohen një procesi votëbesimi, për të garantuar barazi dhe drejtësi në garë. Nga ana tjetër, Sali Berisha ka mbrojtur fuqimisht vendimin për dorëheqjen e kryetarëve të degëve, duke e konsideruar atë si një normë statutore. Sipas tij, kjo kërkesë është e nevojshme për të siguruar një garë të barabartë mes kandidatëve. “Nuk mund të kemi një garë të drejtë nëse një kandidat mban edhe pozicionin e kryetarit të degës,” deklaroi Berisha. Berisha theksoi se primaret janë një hap përpara drejt demokratizimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike. Ai i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të angazhohen në proces, përfshirë diasporën, duke e konsideruar këtë proces si një mundësi për të rritur pjesëmarrjen dhe për të garantuar përfaqësimin më të mirë. “Qëndrimi i kryetarëve të PD, ose kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të PD është statutore, ka një nen në statutin e PD, i cili thotë; në rast se kryetari i partisë do të kandidojë, ai duhet të japë dorëheqje para se të zhvillohen primaret. Pse? Sepse ai tjetri që do të kandidojë, ai kërkon garë të barabartë dhe garë të barabartë, unë kryetar dhe tjetri i thjeshtë, nuk ka. Ndaj dhe kjo është një normë statutore. A do hynë në garë drejtuesit e PD, gara është e hapur për të gjithë”, tha Berisha. Nga ana tjetër, Leskaj ka paralajmëruar se një vendim i tillë mund të shkaktojë destabilizim brenda partisë dhe të dobësojë strukturat në bazë. “Nëse hallkat e partisë shkëputen, kjo do të krijojë konfuzion dhe do të dobësojë organizimin e PD-së,” shprehet ai. Leskaj i konsideron kryetarët e degëve si individë që kanë mbajtur gjallë frymën e partisë në momentet më të vështira dhe që nuk duhet të penalizohen. Deri tani, përplasja mes dy figurave kryesore të PD-së, Sali Berishës dhe Bujar Leskajt, tregon tensionet e brendshme që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e primareve dhe në përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa Berisha insiston për rregulla të reja që synojnë të promovojnë barazi dhe transparencë, Leskaj mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtje të traditës dhe strukturave ekzistuese të partisë. Në fund, vendimi për procesin e primareve do të tregojë nëse Partia Demokratike mund të bashkojë qëndrimet e saj dhe të gjejë një ekuilibër mes ndryshimit dhe stabilitetit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse sugjerimet e Leskajt do të merren parasysh dhe nëse ky debat do të ndikojë në harmoninë brenda partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Lexo edhe :  Gara për deputet, kandidatët e sigurt në listën e kryetarëve

Dorëheqja e parë

Pavarësisht debatit, disa kryetarë degësh kanë pranuar udhëzimin e Berishës dhe kanë dhënë dorëheqjen për të marrë pjesë në primare. E para që dorëzoi detyrën ishte kryetarja e degës së Himarës, Afrovita Dhimojani. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo njoftoi vendimin për të hyrë në garë, duke theksuar rëndësinë e një procesi të hapur dhe meritokratik. “Partia Demokratike kandidatët e saj do t’i përzgjedhë me procesin e primareve, me parimin ‘një anëtar, një votë’. Ky është një angazhim që më dha besim mua dhe shumë demokratëve të zhgënjyer,” deklaroi Dhimojani./K.K

Të fundit

“Ankth” për rezultatin, zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko voton me qenin

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Lukashenko hodhi votën e tij, I bindur se do të qëndrojë dhe 5...

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir. Blutë e kryeqytetit vunë në...

OKB: Mbi 13 mijë fëmijë u vranë dhe 25 mijë të tjerë u plagosën në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën...

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare italiane nisën këtë të dielën...

Britania e Madhe forcon rregullat për blerjen e armëve të ftohta për minorenët

Britania ka marrë masa të reja për blerjen e armëve të ftohta si thikat. Autoritetet njoftuan të dielën se do të detyrojnë shitësit që...

Lajme të tjera

Web TV