Risia e votës së emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Nga Roland Lami

 

Pasiguria, ankthi te partitë sidomos te dy të mëdhatë sesi do të jetë humori i tyre në zgjedhjet e 11 Majit pasi është votë e pa monitoruar nga patronazhist apo seksionet partiake në terren mbetet evidente. Regjistrimi i emigrantëve në KQZ deri në 11 Maj tregin se mund të kemi një numër votuesish rreth 250. 000 që po ta kthejmë në mandate mund të prodhoj rreth 25 = 27 mandate nëse marim si mesatare 10.000 vota për një mandat dhe nëse i referohemi një sistemi proporcinal kombëtar që ne nuk e kemi. Ky numër mandatesh në sistem proporcional rajonal favorizon më shumë partitë e madha ku vota humb më pak krahasuar me partitë e reja ku vota nuk kthehet në mandat ose votat plus mandatit nuk vlejnë. 25 – 27 mandate mund të prodhojë shumicë të cilësuar në rastin tonë PS plus aleat mund të ngushtoj ose të përmbys rezultatin duke favorizuar opozitëm, konrektisht PD por mund të na suprizoj me votën e kanalizuar te partitë e reja. Vota e emigrantëve do të na tregoj nëse reflekton sjelljen votuese bipartizane të përqëndruar te dy partitë kryesore PS dhe PD apo do ta shpërndaj te partitë e tjera. Probabiliteti është shumë i lartë të përqëndrohet te dy partitë kryesore dhe më pak te partitë e tjera. Këtë gjë e faktojnë sondazhet, ekaperienca e vendeve të tjera dhe struktura moshora e votuesit emigrant. Struktura moshore e votuesit emigrantë është kryesisht mbi 35 = 65 vjeç dhe shumë më pak 18 = 30 vjeç. Fasho 35 = 65 vjeç duke qenë se mbajnë kontaktet me të afërt, sjellin para, vijnë kalojnë pushimet e verës ose për festa, procesin e socializimit e kanë më të ngadaltë se të rinjë në jetën sociale në vendet që jetojnë. Zakonisht, jetojnë dhe punojnë në komunitete shqiptare ose mbajnë kontakte me ta. Gjithashtu, kanë eksperiencë votimi në Shqipëri dhe ka gjasa sidomos për grup moshën mbi 50 të manifestojnë të njëjtën bindje politike kur ishin në Shqipëri. Pikërisht, kjo grup moshë zakonisht e kanalizon votën te partitë tradicionale pasi ato urrejnë ose mbështesin njërën palë. Fasho 18 = 30 vjeç mund të jetë votë favorite për partitë antisistem ose partitë e reja. Ata janë të integruar në jetën sociale në vendet ku jetojnë, të shkëputur nga të afërt apo miq që jetojnë në Shqipëri. Indiferent ndaj zhvillimeve që ndodhin në Shqipëri dhe të besdisur sidomos për një pjesë që është larguar vitet e fundit nga klasa politike në Shqipëri. Shto dhe faktin që kjo grup moshë në tërësi 30% e saj votojnë ose interesohen për politikën shumica sduan tia dinë për të. Por janë përdorues të rrjeteve sociale dhe gata mes partive të vjetra dhe të reja është kush tërheq interesin e kësaj grup moshe. Vota e emigrantit do të na shërbej për të parë nëse procesi i votimit shfaq të njëjtat probleme që ka procesi në Shqipëri apo jo. Njëkëhësisht, do të jetë një proces që do të ndihmoj në legjitimitetin e zgjedhjeve apo do të shërbej si Casus belli për partinë humbëse.

Lexo edhe :  Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

 

 

3.73 mln zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi të votojnë

 

Nga Eduard Zaloshnja

 

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e drejtë nuk i është hequr individualisht me vendim gjykate apo vendim mjekësor. Sipas KQZ-së këtë të drejtë e kanë aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë (rreth 1.93 milionë këtu dhe rreth 1.8 milionë në emigracion). Por që të ushtrojnë të drejtën e votimit, shtetasit shqiptarë duhet të kenë një dokument biometrik identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) të lëshuar nga shteti shqiptar, në mënyrë që të përputhet fytyra e zgjedhësit me foton e regjistruar të tij në databazën e Gjendjes Civile të Shqipërisë. Ky nuk është problem për 1.93 milionë zgjedhësit e këtushëm (edhe ndonjë që s’e ka një dokument biometrik identifikimi, mund ta nxjerrë këtu deri në zgjedhje). Por është problem për rreth 1 milionë shtetas shqiptarë në emigracion që nuk kanë dokument biometrik identifikimi nga shteti shqiptar. Teorikisht, zgjedhësit në emigracion pa dokument biometrik shqiptar mund të regjistrohen në KQZ me dokument biometrik të shtetit ku jetojnë. Por që KQZ-ja të verifikojë se dokumenti nuk është krijuar me photoshop, duhet që shtetet e atjeshme t’i krijojnë KQZ-së mundësinë të futet në databazat e tyre. Vetëm përputhja e të dhënave që jep kërkuesi, me të dhënat që ka shteti përkatës për të, mund të sigurojë se kërkuesi është real dhe jo një falsifikator. Kush kërkon (me të drejtë) që 1 milion zgjedhës pa dokumente biometrikë shqiptare të kenë mundësinë të votojnë më 11 maj është kujtuar shumë vonë. Duhej që të paktën një vit më parë të fillonin negociatat e shtetit shqiptar me shtete të ndryshme, për t’i krijuar akses KQZ-së në databazat përkatëse. Por sidoqoftë, pak prej shteteve të huaja do të pranonin./K.K

Të fundit

“Ankth” për rezultatin, zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko voton me qenin

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Lukashenko hodhi votën e tij, I bindur se do të qëndrojë dhe 5...

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir. Blutë e kryeqytetit vunë në...

OKB: Mbi 13 mijë fëmijë u vranë dhe 25 mijë të tjerë u plagosën në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën...

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare italiane nisën këtë të dielën...

Britania e Madhe forcon rregullat për blerjen e armëve të ftohta për minorenët

Britania ka marrë masa të reja për blerjen e armëve të ftohta si thikat. Autoritetet njoftuan të dielën se do të detyrojnë shitësit që...

Lajme të tjera

Web TV