“Shqiptarët pyesin ‘Pse s’jemi si Italia e Gjermania’”-Rama:Kemi bërë kapërcim historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur se Shqipëria ka bërë një kapërcim historik, por theksoi se s’është kollaj të bëhet ky transformim.

Ne kemi nisur nga trashëgimia më e varfër institucionale dhe shtetërore e të gjithëve”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë krahasoi Shqipërinë me vendet e BE si Gjermania dhe Franca, duke shtuar se janë vende që kanë një administratë shekullore.

“Ndërkohë që gjëja që ne kemi fat është BE, sepse na jep mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor se bëj sa të duash ligje, sjellja e administratës dhe shtetit është diçka formohet në kohë të gjatë”, theksoi ai.

Rama shtoi se: “Ky është mallkimi jonë, se jemi në këtë anë. Mallkimi në këtë sens që vërtet kemi bërë kapërcim historik, por ama jemi të rrethuar nga konkurrentët më të fortë dhe njerëzit. Shqiptarët kanë të drejtën të thonë ‘Unë shkoj në Itali dhe Gjermani, jam si ata. Pse Shqipëria nuk është si ata?’ Është një sfidë që nuk i shmangesh dot, fati është që ne BE, si pikë referimi dhe mbështetje mund të bëhet një kapërcim i madh”.

Edi Rama: Ne kemi nisur nga trashëgimia më e varfër institucionale dhe shtetërore e të gjithëve dhe po të marrësh kilometrat që kanë bërë nga u nisëm, besoj se Shqipëria është absolutisht me plot të drejtë në pozicionin që të thotë është bërë realisht një kapërcim i jashtëzakonshëm.

E keqja harrohet, por e mira nuk mbaron. Por kur kthejmë kokën dhe të qëllon ndonjëherë shikon ca imazhe thua “Ne kemi jetuar këtu?” Ndërkohë që gjëja që ne kemi fat është BE, sepse na jep mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor se bëj sa të duash ligje, organigrama, sjellja e administratës dhe shtetit është diçka formohet në kohë të gjatë. Ne shohim vendet e tjera, por harrojmë që Gjermania dhe Franca janë me administrate shumëshekullore, ja ku është Greqia që është afër nesh.

Nuk është kollaj, të bëhet ky transformim. Ky është mallkimi jonë, se jemi në këtë anë. Mallkimi në këtë sens që vërtet kemi bërë kapërcim historik, por ama jemi të rrethuar nga konkurrentët më të fortë dhe njerëzit, shqiptarët kanë të drejtën të thonë ‘unë shkoj në Itali dhe Gjermani, jam si ata. Pse Shqipëria nuk është si ata?’ Është një sfidë që nuk i shmangesh dot, fati është që ne BE, si pikë referimi dhe mbështetje mund të bëhet një kapërcim i madh sepse po të shohësh dhe këtu tek ndryshimi, duhet të kemi parasysh që deri më sot, kemi arritur me shumë pak mbështetje të jashtme po të llogarisësh se çfarë mbështetje kanë pasur Polonia, Hungaria,Greqia nuk diskutohet, Çekia, fondet, mbështetja, miliarda dhe miliarda të futura në kapacitetet e tyre, jashtë kapacitetit të brendshëm.

Në një pikë të caktuar i kam thënë këtyre të mive që “nuk do të bëjmë më takime bilaterale thjesht e vetëm nga ato të zakonshmet, por dua që në çdo takim bilateral që bëhet këtu, dhe shyqyr që po vijnë dhe kudo që shkojmë ne, dua një laptop dhe do ju prezantojmë të dhëna të thjeshta të diferencës së trajtimit të vendeve që janë në BE dhe nesh si kontribut i BE për frymë. Se kaluam ne pandeminë dhe dikush thoshte se Greqia po jep këtë e atë, por ata kanë një ekstra fond që u vjen nga jashtë.

Të fundit

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në...

OKB: Mbi 13 mijë fëmijë u vranë dhe 25 mijë të tjerë u plagosën në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën...

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare italiane nisën këtë të dielën...

Britania e Madhe forcon rregullat për blerjen e armëve të ftohta për minorenët

Britania ka marrë masa të reja për blerjen e armëve të ftohta si thikat. Autoritetet njoftuan të dielën se do të detyrojnë shitësit që...

Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i shoqëruar edhe nga sekretari për çështjet vendore në PD, Ylli Asllani, drejtuesit e degëve të PD-së në...

Lajme të tjera

Web TV