Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Kristian Marku alias Kristian Bardhi, në Vlorë. Pas hetimeve të thelluara, theksohet se është arrestuar 36-vjeçari Erad Cenaj me origjinë nga Kukësi. Sipas policisë, 36-vjeçari ka siguruar automjetin për vrasjen e Kristian Markut.
Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./K.K