Papa Françesku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen apo mohohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku, duke folur në prag të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic, tha se Holokausti nuk duhet harruar kurrë.

“Tmerri i shfarosjes së miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera në ato vite nuk mund të harrohet dhe as të mohohet”, u tha sot papa besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Më 27 janar 1945, ushtarët sovjetikë çliruan kampin gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Delegacione nga më shumë se 40 vende që pritet të marrin pjesë në ceremoninë kryesore në memorialin në vendin e ish-kampit.

Nazistët deportuan rreth 1,3 milionë njerëz në kamp.

Përafërsisht 1,1 milion u vranë, duke përfshirë rreth një milion hebrenj evropianë.

Papa Françesku tha se përvjetori ishte një kujtesë se ndërtimi i një bote më vëllazërore dhe më të drejtë duhet të mbetet një prioritet.

Ai tha se të rinjtë gjithashtu duhet të mësohen të kenë një zemër të hapur për të gjithë./kb

Të fundit

“Kam interes të luaj me Eglin”/ Gjesti bën deklaratën e fortë: Më interesojnë klikimet…

Teksa ishin duke bërë debat me njëri-tjetrin Aldo i kthehet Gjestit duke i thënë: Ti je fallso, ti je imitim....

Kina i përgjigjet CIA: E pamundur që Covid-19 të ketë dalë nga laboratori

Kina pretendon se është e pamundur që virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 të ketë dalë nga një laborator kinez. “Përfundimi shkencor (…), i arritur nga...

Zjarr i madh në bashkinë e Parisit

Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të së hënës (27/1) në bashkinë e qarkut 12 të Parisit. Në videot e publikuara në internet,...

E rëndë në burgun e Reçit, i burgosuri 35-vjeçar i jep fund jetës

Sandër Deda, 35-vjeçar, i burgosur në burgun e Reçit, është vetëvarur. Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për...

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten në minutën e fundit ! Por...

Lajme të tjera

Web TV