Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 maj 2025.
Koçi tha se përveç deputetëve që do të jenë në listën e sigurt, do jenë edhe 140 deputetë të tjerë në terren të cilët “do luftojnë” për votën e elektoratit.
“Të gjithë deputetet kanë një lloj mdeitimi sepse në momentin që je në parlament, presupozohet se je një kandidat për të qenë sërish deputet. Ne do kemi në terren 140 deputet për të mbledhur vota. Përveç listës që hyn në Parlament për shkak të partisë, ne do kemi në terren edhe 140 të tjerë, sepse kështu është bërë ligji”,-tha Petro Koçi./kb