Vajza me beretë blu/ Rrëfimi i efektives 27 vjeçare, e para komando e ushtrisë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë njësia elitë e forcave të Armatosura të Shqëipërisë ka dy vajza komando, duke shënuar një hap të rëndësishën në përfshirjen e grave në rolet luftarake të ushtrisë shqiptare.

Njëra prej tyre është nëntogere Suada Laçi. Beretën blu e vendosi disa ditë më parë, pasi kaloi kursin e stërvitjes prej 15 javësh.

“Jam shumë e lumtur që mbaj beretën dhe të përfaqësoj denjësisht vendin tim.”, tha Suada në intervistën për ABC News.

Kursin e mundimshëm, 3 mujor ushtarakja e kaloi me sukses, ndonëse   e cilëson sfidues, duke mos e ditur se çfarë e priste.

“Tema alpinizmi, topografie, taktike, pjesa e zjarrit që ka të bëjë me armatimin, për qitjen.”

Por cila ka qenë pjesa më e vështirë?

“Besoj që ka qene pjesa e mbijetesës, duhet te jetonim në kushte ekstreme. Stërvitja ka qenë në një terren të vështirë, me kushte të vështira atmosferike dhe duhet të krijojë mundesitë që te jetojë në ato kushte.”

Nga 38 kursantë, vetëm 24 pre tyre arritën të finalizojnë kursin e komandos. Nëntogere Suada Laci rrëfen emocionet e të qenurit vajzë, me kushte të barabarta në stërvitjet mes efektivëve burra.

“Kanë qenë shumë bashkëpunues, nuk na kanë bërë të ndihemi për asnjë moment keq, apo të ndihemi ndryshe, kanë qenë shumë përkrahës.”

Tetë vite në parë, pasi përfundoi studimet për financë, 27 vjeçarja nisi rrugëtimin drejt forcave të Armatosura, si një dëshirë e ushqyer që nga fëmijëria.

“Gjithmonë më kanë tërhequr ushtarakët në uniforme, duke u rritur kuptova çfarë profesioni fisnik është të qënurit ushtarak. Dhe mendova pse të mos bëhem dhe unë pjese e FA të jap kontributin tim për atdheun tim.”, tha 27 vjeçarja.

Batalioni Komando, një nga njësitë elitare të Forcave Tokësore Shqiptare ka për detyrë operacione speciale në kohë lufte, dhe kryesisht kundër terrorizmit në kohë paqeje.

Lexo edhe :  “Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Vitet e fundit gratë kanë marrë pjesë në misione ndërkombëtare dhe kanë mbajtur pozicione drejtuese në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Nëntogere Suada Laçi ka thyer tashmë tabutë dhe ka këtë mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat që ëndërrojnë karrierën ushtarake.

“Të jenë kërkuese ndaj vetes dhe të mos kënaqen më pak.”/e.t

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV