Kohëve të fundit Joshua Kimmich është përfolur shumë për një kalim të mundshëm te Real Madrid. Për këtë temë foli vetë mesfushori i Bayernit, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Të them të drejtën, nuk mund të ngrihem çdo tre ditë dhe të tregoj të reja. Do të ketë përditësim të situatës herët a vonë, por unë nuk do të komentoj çdo tre ditë” – u shpreh Kimmich.
Drejtorit sportiv i Bayern Munichut, Christoph Freund u shpreh i bindur se lojtari do të qëndrojë me bavarezët. “Jam i sigurt se në fund ai do të vendosë të vazhdojë të luajë për Bayernin”./ D.C