Gripi i shpendëve ‘mbërrin’ në Britani/ Konfirmohet rasti i parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gripi i shpendëve ka mbërritur në Britaninë e Madhe me rastin e parë të konfirmuar sipas autoriteteve shëndetësore.

Raportimet pohojnë se të hënën u zbulua një rast i gripit të shpendëve H5N1 te një individ, por ndërkohë rreziku për popullatën mbetet ‘shumë i ulët’.

Personi është infektuar në një fermë, ku ka pasur kontakt të ngushtë dhe të gjatë me një numër të madh zogjsh të infektuar, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e MB në një deklaratë.

Ajo tha se personi është në gjendje stabël aktualisht dhe se autoritetet po bëjnë depistimin e të gjithë kontakteve të fundit të personit për t’u ofruar trajtim antiviral.

Transmetimet nga zogjtë te njerëzit janë të rralla në Britani, megjithëse kanë ndodhur disa herë në të shkuarën.

Autoritetet britanike kanë zbuluar raste të gripit të zogjve në fermat e pulave në muajt e fundit dhe kanë marrë masa për të kufizuar përhapjen./k.k

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Janar 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka...

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

Gafë e lojtarit të Barcelonës në konferencë: “Gasperini? Cili lojtar është ky?”

Alejandro Balde, talenti i ri i Barcelonës, ishte ai i cili u shfaq në konferencë për mediat përkrah trajnerit Hansi Flick, për të folur...

Lajme të tjera

Web TV