Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku e pranishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks të ri rrugor, me kushte e standarde të larta. Puna ka nisur me 18 kilometrat e parë, Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, dhe brenda pak javëve është avancuar ndjeshëm.

Segmenti shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin, ku janë kryer punime për gërmimin e trupit të rrugës, në një gjatësi prej 980 ml, si dhe njëkohësisht edhe për ndërtimin e mureve gabion përfshi edhe punime për bazamentet e tombinove.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në këtë kantier.

Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri më tani janë realizuar afro 5.2% e volumeve fizike. Nuk janë evidentuar problematika ose pengesa për të ndikuar në ecurinë e punimeve.

Ky aks do të jetë i kategorisë A, autostradë ndërurbane kryesore, me shpejtësi të lartë lëvizjeje, duke ofruar kështu kushte të larta sigurie. “Kjo është pjesa e parë, faza e parë e këtij projekti nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës, një projekt i cili do të jetë prej 40 kilometrash dhe për më tepër bëhet fjalë për një tjetër autostradë të kategorisë A në Republikën e Shqipërisë, që plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret europiane të lëvizjes, por që nga ana tjetër është një nga Korridoret më të rëndësishme paneuropiane që përshkon Shqipërinë”, sqaroi Balluku.

Pothuajse i gjithë aksi do të jetë në një gjurmë të re, duke mos krijuar kështu asnjë problematikë në lëvizjen e automjeteve gjithë kohës kur do të kryhen punimet. Gjithashtu, ky aks do të lidhet edhe me autostradat e tjera që po ndërtohen, Kashar-Lekaj apo bypass-in e Elbasanit.

Lexo edhe :  Proda: Cilido që cenon imazhin e Policisë do të largohet menjëherë nga radhët e saj

“Ne duhet të kemi parasysh gjithashtu që Korridori i VIII ka një ndikim shumë të madh edhe në operimet e portit të ri të Porto Romanos, pasi ai do të jetë një port që nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë, por do ti shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut, përmes një porti që fillimisht u dizenjua nga pala e Maqedonisë së Veriut të ishte në Strug, por tashmë me vendimin e qeverisë së re është vendosur që të spostohet dhe të jetë në kryeqytet, në Shkup. Kështu që ky Korridor do të shërbejë edhe në volume komericale të portit të ri, ndaj ka rëndësi të veçantë”, nënvizoi Balluku.

Aksi rrugor Elbasan-Rrogozhinë ka një gjatësi prej 40 kilometrash. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade të kategorisë A me shpejtësi lëvizjeje 130 km/orë./k.k

Të fundit

Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt. Hapi i radhës është ndryshimi i...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Tirana, zemra ime

Nga Edi Rama Përshëndetje dhe në radhë të parë i uroj mirëseardhjen të gjithë miqve që kanë marrë avionët për të ardhur në këtë samit...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më...

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Prefekti i Kukësit, Agron Geca është liruar nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Kukës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave...

Lajme të tjera

Web TV