PL përgatitet për zgjedhjet e 11 majit! Meta në izolim politik, ja mesazhet nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit. Xhixho theksoi se 50 përqind e kandidatëve për deputetë do të jenë gra. Ajo shtoi se PL ka 5 prioritete, që janë tepër të rëndësishme për shpëtimin e Shqipërisë.

Më tej, Xhixho u shpreh se presidenti i Partisë së Lirisë është në izolim politik. Sipas saj, izolimi i Metës bëhet për efekt elektoral. Xhixho deklaroi se mesazhi i Metës nga qelia është që puna në Partinë e Lirisë të shumëfishohet, që opozita e bashkuar të fitojë zgjedhjet.

“Primaret janë një proces i Partisë Demokratike dhe është e drejtë e PD që të zhvillojnë një proces demokratik. Ky proces i shërben demokracisë. Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë transparente për kandidatët për deputetë. Kandidatët vijnë pas një konsultimi me bazën e partisë, 50 përqind janë gra dhe 30 përqind janë të rinj. PL ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit. Programi ynë ka 5 prioritete kyçe për Shqipërinë. Ne kemi pasur takime dhe konferenca në mbarë vendin, kemi qenë në Elbasan, Skrapar, Tiranë. Të shtunën kemi Konventën e Tiranës. Partia e Lirisë punon gjatë gjithë kohës. Presidenti i PL Ilir Meta është në izolim politik. Izolimi politik i Metës është kthyer në forcë, për të punuar edhe më shumë. Izolimi i Metës u bë për efekt elektoral. Programi ynë përfshin çështje konkrete, duke marrë shembuj nga vendet të zhvilluara europiane. Programi i PL iu jep zgjidhje reale problemeve të qytetarëve. Gjithë drejtuesit e Partisë së Lirisë janë në komunikim të vazhdueshëm me z Meta. Kërkohet shumëfishim i punës sonë dhe të bëjmë më tepër për të përçuar programin tonë me 5 prioritete. PS po shfrytëzon burimet shtetërore për të fituar votën e diasporës”, tha Xhixho.

Lexo edhe :  PS nuk pranon kushtin e PD/ Gjiknuri: Jo votim i emigrantëve pa ID, alibi për humbjen

 

 

Duke folur për votën e diasporës, Xhixho nënvizoi se PS po shfrytëzon burimet shtetërore për të fituar votën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Ne kemi Sekretariat, kemi ngritur struktura në çdo qark për të pasur kontakt me qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Janë shumë të rinj që janë larguar nga vendi nga keqqeverisja. PS po shfrytëzon burimet shtetërore për të fituar votën e diasporës. Partia Socialiste po punon në shkelje të ligjit. Rinia dhe qytetarët kanë ikur nga korrupsioni, por edhe nga pamundësia që të rinjtë të krijojnë familje, pasi një çifti i duhen 50 vjet që të blejë një banesë. Nga vendi ka ikur shtresa e mesme dhe “truri” për shkak të mungesës së shërbimeve në vendin tonë. Kjo qeveri ka larguar njerëzit nga vendi”, u shpreh Xhixho.

Në fund, Xhixho vlerësoi se arsimi në Shqipëri duhet të ndryshojë. Ajo shtoi se duhet të përmirësohet situata të arsim, që edhe profesioni i mësuesit të jetë më i preferuar.

“Në auditorë ka më pak studentë. Mësuesia nuk preferohet më si profesion. Kurrikulat kanë shumë problematika. Raporti i UNESCO-s konfirmon shqetësimet tona. Arsimi sërish është në gjendje të rënduar. Rritja e rrogave është vetëm në nivel drejtorësh. Rroga e mësuesit shkon tek 700-800 mijë lekë të vjetra maksimumi. Edhe rritja e rrogës, në fakt është indeksim page. Duhet të vendoset buxhet dysheme për arsimin në nivelin 5 përqind, mësuesi të jetë në qendër të reformës, duhet reformë e thellë. Duhet një kurrikul që ndërton mendimin kritik tek të rinjtë”, deklaroi Xhixho./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Janar 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka...

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

Gafë e lojtarit të Barcelonës në konferencë: “Gasperini? Cili lojtar është ky?”

Alejandro Balde, talenti i ri i Barcelonës, ishte ai i cili u shfaq në konferencë për mediat përkrah trajnerit Hansi Flick, për të folur...

Lajme të tjera

Web TV