Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur me një përbërje pistachio, që dukej e shkrirë, por edhe e crispy sa herë që dikush kafshonte. Si me shumicën e trendeve ushqimore në internet, çokollata “virale nga Dubai” u bë një sensacion. Nga momenti kur u shfaq për herë të parë në rrjetet sociale, dukej se ishte kudo.

Çokollata “Can’t Get Knafeh of It” u krijua nga Fix Dessert Chocolatier, një pastiçeri me bazë në Dubai. Çokollata përfshin elementët e ëmbëlsirës tradicionale lindore knafeh: kadaif crispy, krem pistachio dhe tahini, të mbështjella me një shtresë çokollate qumështi.

Si 'Çokollata e Dubait' pushtoi botën

Sa kushton dhe si porositet?

Një çokollatë e vetme kushton 68.25 dirhamë të Emirateve të Bashkuara Arabe (rreth 18.50 dollarë), ndërsa një kuti me gjashtë copë kushton 385.50 dirhamë (rreth 105 dollarë). Sipas Fix Dessert, çokollatat janë ekskluzivisht të disponueshme në Dubai dhe mund të porositen vetëm në orën 2 ose 5 pasdite, me dorëzim përmes aplikacionit Deliveroo.

Origjina e kësaj çokollate ka një rrënjë të thellë kulturore, por prezantimi i saj në një formë moderne dhe luksoze e bëri atë një fenomen ndërkombëtar. Për të gjithë ata që kanë provuar një version të knafeh, kjo çokollatë mbart shijen e Lindjes së Mesme në një kafshatë që është njëkohësisht nostalgjike dhe bashkëkohore./kb

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV