Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë spanjollë.
Interesi i lartë i spanjollëve për të provuar eksperiencën shqiptare në turizëm, pritet të vijojë. Kjo ngjallje e interesit u pa edhe në panairin ndërkombëtar të turizmit që u zhvillua në Spanjë, ku pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria.
“Është një treg tërësisht i vecantë dhe që kërkon një përvojë autentike, atë që Shqipëria ka treguar që mund ta ofrojë në të gjitha dimensionet dhe realitetet e saj, në territore, në bregdet, në male por edhe me shume aktivitete që i ofrohen turistit që vjen për të vizituar territoret shqiptare”, shprehet Herida Duro, Drejtoreshë e Turizmit në MTM.
Shqipëria ka arritur që të tërheq vizitorë të kombësive të ndryshme. Tanimë synimi është që të zgjaten ditët e qëndrimit të turistëve.
“Ajo që është e rëndësishme është që vizitori të qëndrojë për një kohë të gjatë, të mund të vizitojë relievet e ndryshme, pamjet, natyrën që kemi dhe flasim për zona të jashtëzakonshme natyrore që kane qenë një tërheqje e shtuar e vëmendjes së turistëve por dhe trashëgimia kulturore.”
Në bazë të shifrave zyrtare të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, shihet se numri i turistëve nga vendet si India, Kina, Suedia, Hollanda, Anglia, Franca e Turqia, ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë 2024 krahasuar kjo me vitin paraardhës”, shton Duro.
JANAR-DHJETOR 2023 JANAR-DHJETOR 2024
INDI 10,241 vizitorë INDI 23,182 vizitorë
KINË 12,833 vizitorë KINË 26,562 vizitorë
SUEDI 56,976 vizitorë SUEDI 80,146 vizitorë
HOLLANDË 74,843 vizitorë HOLLANDË 124,303 vizitorë
ANGLI 237,132 vizitorë ANGLI 325,519 vizitorë
FRANCA 126,692 vizitorë FRANCA 218,828 vizitorë
TURQI 199,634 vizitorë TURQI 333,194 vizitorë