Bora e madhe mbuloi Korenë e Jugut duke shkaktuar bllokime trafiku në ditën e katërt të festës së Vitit të Ri Hënor. Këtë vit, festa është zgjatur në gjashtë ditë dhe do të zgjasë deri të enjten, pasi qeveria vendosi ta bëjë të hënën një festë të përkohshme kombëtare.
Sipas Korea Expressway Corp, udhëtimi nga Seuli në qytetin port juglindor të Busanit, rreth 320 kilometra larg, duhej të zgjaste shtatë orë e 20 minuta, ndërsa udhëtimi për në Gangneung, një qytet rreth 170 kilometra në lindje të kryeqytetit, llogaritet në tre orë e 50 minuta.
Trafiku dalës nga Seuli pritet të arrijë kulmin rreth mesditës, ndërsa trafiku pritet të kthehet në normalitet këtë mbrëmje midis orës 20 dhe 21:00. Autostrada Koreane paralajmëroi drejtuesit e mjeteve për rrugë të rrëshqitshme dhe i këshilloi ata të ngadalësojnë shpejtësinë.
Vlerësimet janë se 4,93 milionë automjete do të udhëtojnë sot, duke përfshirë 500,000 automjete që dalin nga zona e madhe e Seulit dhe 530,000 që hyjnë në të./kb