Miratohet buxheti për fushatën zgjedhore, 150 mln lekë për partitë politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 mln lekë për partitë politike, që do të shpenzohen gjatë fushatë zgjedhore.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021 miratua një fond prej 130 mln lekësh, por kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi propozoi rritje të buxhetit për partitë politike, duke argumentuar se shpenzimet janë më të mëdha për shkak të votës së diasporës.

“Duam të merrni vendimin sa do të jetë fondi i fushatës së zgjedhjeve të Majit 2025.

Në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj nga Kuvendi janë akorduar 130 mln lekë dhe pastaj është miratuar fondi përkatës”, tha Moza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit.

“Propozoj Kuvendit që ta rrisim pak shifrën për shkak të diasporës nga 1.3 në 1.5. Në këto zgjedhje partitë politike po shpenzojnë më shumë”, kërkoi Eduard Shalsi.

Pjesë nga diskutimi: 

Moza Dhëmbi: Në zbatim të pikës 1 të nenit 88 të Kodit Zgjedhor është përcaktuar se partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1% të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.

Fondi për këtë qëllim përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe përmban zë më vete në buxhetin e shtetit. Ky fond nuk mund të jetë më pak sesa totali i shumave të shpërndara partive në zgjedhjet pararendëse.

Pra sot nga ana juaj ne duam që të merrni vendimin sesa do jetë fondi i fushatës së zgjedhjeve të Majit 2025.

Për informacion në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj që janë zgjedhjet e 2021 me vendim të Kuvendit janë akorduar për fushatën e partive politike 130 mln lekë dhe me VKM është miratuar fondi përkatës.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale, frikë apo mundësi?

Eduart Shalsi: Duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur zgjedhjet e mëparshme, unë do t’i propozoja Kuvendit ta rrisim pak shifrën për shkak të diasporës nga 1.3 në 1. Në këto zgjedhje partitë politike po shpenzojnë dhe m.q.s kemi edhe diasporën, ne kemi parë eksponentë politikë të të gjitha kaheve që vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë, jemi dakord që ta rrisim nga 130 në 150? Dakord jeni, mirë miratohet./k.k

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV