Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe në Ministrinë e Kulturës në ish-Kinostudio, Tiranë e cila do të shndërrohet në një dritare e re për të rinjtë krijues si një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”.
Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, trajnimet profesionale dhe si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.